Flash

Blake Lively kritikohet pas rikthimit të intervistës virale

Lapsi.al 14 May 2026
Blake Lively kritikohet pas rikthimit të intervistës virale

Blake Lively është përballur sërish me kritika pas rikthimit në vëmendje të një interviste të sikletshme të vitit 2016, të cilën gazetarja norvegjeze Kjersti Flaa e ka cilësuar si “traumatizuese”.

Në një intervistë për Page Six, Flaa tregoi se përvoja me aktoren e serialit “Gossip Girl” e kishte lënë të shokuar dhe emocionalisht të rënduar.

“Ka qenë një eksperiencë vërtet traumatizuese,” u shpreh gazetarja.

Intervista tashmë virale ishte realizuar gjatë promovimit të filmit Café Society, ku Lively ishte e shoqëruar nga kolegia e saj Parker Posey.

Flaa kujton se në fillim të bisedës kishte uruar aktoren për shtatzëninë, duke i thënë “urime për barkun e tënd”, ndërsa Lively iu përgjigj me ironi: “Urime edhe ty për barkun tënd të vogël.”

Sipas gazetares, atmosfera u bë menjëherë e pakëndshme. Kur ajo tentoi të fliste për kostumet e filmit, Lively reagoi duke thënë se askush nuk do t’ua bënte meshkujve pyetje të tilla. Më pas, aktorja dhe Posey vazhduan të bisedonin mes tyre, duke e injoruar plotësisht intervistuesen.

“Ndihesha sikur po më sulmonin të dyja. Nuk mund të reagoja, sepse kisha frikë se do të përjashtohesha nga intervista të tjera në Hollywood,” tha Flaa.

Ajo shtoi se në industrinë e showbiz-it ekziston një presion i madh për gazetarët që të ruajnë qetësinë edhe në situata të pakëndshme, për të mos rrezikuar karrierën e tyre.

Intervista është rikthyer në qendër të vëmendjes edhe për shkak të betejës ligjore mes Lively dhe ish-kolegut të saj Justin Baldoni, me gazetaren që u përfshi si dëshmitare në proces.

Në fund, Flaa tha se do të kishte mjaftuar me një kërkim faljeje nga Blake Lively për të shmangur gjithë situatën.

“Ajo kishte çdo mundësi ta rregullonte këtë histori, por nuk më kontaktoi kurrë,” deklaroi gazetarja.

Të këshilluara

James Franco rikthehet në Cannes pas akuzave

James Franco është rikthyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes 2026, shtatë vite pasi karriera e tij në Hollywood u godit nga akuzat për sjellje...

16:33

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI