Flash

Pas aludimeve për tradhëti, Cardi B rikthehet me Stefon Diggs

Lapsi.al 12 May 2026
Pas aludimeve për tradhëti, Cardi B rikthehet me Stefon Diggs

Cardi B dhe Stefon Diggs kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre, pasi ishin ndarë më herët.

Sipas një burimi për Us Weekly, reperja e njohur e hitit “WAP” po e rikthen gradualisht në jetën e saj ish-lojtarin e NFL-së.

“Ajo po i jep një shans të dytë, por nuk është ende plotësisht e përkushtuar ndaj tij,” ka thënë burimi, duke shtuar se Cardi “po e lejon ngadalë” Diggs të afrohet sërish.

Sipas të njëjtit burim, marrëdhënia mes tyre është përmirësuar kohët e fundit.

“Ata janë në kontakt më të afërt dhe situata nuk është më konfliktuale. Ajo ende ka ndjenja për të, gjë që e bën të vështirë largimin,” është shprehur burimi.

Rikthimi i tyre vjen pasi çifti u pa së bashku në një event në Washington, DC, ku u shfaqën të afërt dhe shkëmbyen përqafime në publik. Në pamje të publikuara online, Diggs shihej duke e puthur Cardi B në faqe dhe duke e mbajtur afër gjatë eventit.

Më herët, fansat kishin vënë re se dyshja nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, pas ndarjes së tyre përpara Super Bowl 2026. Sipas raportimeve, Cardi B ishte tërhequr nga marrëdhënia për shkak të mungesës së besimit.

“Ajo është shumë e prerë kur nuk ndjen besim. U tërhoq për t’u fokusuar te fëmijët dhe karriera e saj,” ka thënë një tjetër burim.

Cardi B dhe Stefon Diggs kanë një djalë së bashku, i lindur në nëntor 2025. Reperja ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e saj e mëparshme me Offset, ndërsa Diggs është baba i pesë fëmijëve me gra të ndryshme.

Të këshilluara

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung

Dua Lipa ka ngritur padi ndaj kompanisë Samsung Electronics, duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë  dëmshpërblim, me pretendimin se imazhi i saj është përdo...

16:47

Pete Davidson rikthen konfliktin me Kanye West

Pete Davidson ka rikthyer vëmendjen te konflikti i tij i vjetër me Kanye West, duke bërë një koment të fortë gjatë spektaklit “The Roast of Kevin Hart” në Netfl...

16:16

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI