Flash

Mariah Carey dhe Anderson .Paak në një romancë dashurie

Lapsi.al 10 May 2026
Mariah Carey dhe Anderson .Paak në një romancë dashurie

Më shumë se një vit pasi u përfolën për një lidhje romantike, Mariah Carey dhe Anderson .Paak janë shfaqur sërish bashkë në publik, këtë herë në një dalje të mbushur me momente romantike.

Dy artistët u fotografuan duke u kapur përdore teksa mbërritën në qendrën tregtare Century City në Los Angeles për një shfaqje speciale të filmit “The Devil Wears Prada 2”.

Zërat për një romancë mes tyre nisën në dhjetor të vitit 2024, kur të dy u panë në një darkë në Aspen, Colorado. Në atë kohë, burime pranë artistëve kishin deklaruar se marrëdhënia ishte thjesht profesionale dhe se po punonin së bashku për muzikë të re.

Megjithatë, dalja e fundit dhe afërsia e tyre në publik kanë rikthyer spekulimet për një lidhje romantike. Më herët, Carey kishte bërë shaka për raportin me .Paak gjatë një interviste, duke thënë: “Ai thjesht pëlqen të më mbajë dorën.”

Mariah Carey ka qenë më parë e martuar me Nick Cannon, me të cilin ka dy fëmijë binjakë, ndërsa .Paak u nda nga bashkëshortja e tij në vitin 2024.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI