Flash

Marrëveshja ligjore Lively–Baldoni: detaje të reja nga gjykata

Lapsi.al 7 May 2026
Marrëveshja ligjore Lively–Baldoni: detaje të reja nga gjykata

Blake Lively po e cilëson zgjidhjen ligjore me Justin Baldoni dhe Wayfarer Studios si një fitore të madhe, pas detajeve të reja që dolën mbi marrëveshjen e arritur.

“Kjo marrëveshje është një fitore e madhe për Blake Lively,” thuhet në deklaratën e avokatëve të saj, të publikuar të enjten, më 7 maj, në Gjykatën Federale të Distriktit Jugor të New York-ut.

Ndërkohë, Bryan Freedman, avokat i Baldoni dhe Wayfarer Studios, e ka quajtur marrëveshjen një “fitore totale” për klientët e tij.

“Le të jemi të qartë, kjo është një fitore dhe një sukses i plotë për palët e Wayfarer,” deklaroi Freedman. Ai theksoi se gjykata kishte rrëzuar më herët 10 nga 13 pretendimet e Lively, përfshirë akuzat për ngacmim seksual dhe shpifje. Sipas tij, pjesa e mbetur u tërhoq nga vetë aktorja, duke shtuar se pala e Baldonit beson se marrëveshja u arrit sepse “e dinin që do të humbnin në gjykatë”.

Ekipet ligjore të Lively, 38 vjeçe, dhe Baldoni, 42 vjeç, konfirmuan më 4 maj se kishin arritur një marrëveshje që i jep fund konfliktit të bujshëm të lidhur me filmin.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara, Lively mund të vazhdojë të kërkojë shpenzime ligjore dhe dëmshpërblim. Nga ana tjetër, kundërpadia prej 400 milionë dollarësh e Baldonit për shpifje u rrëzua më herët nga gjykata.

Marrëveshja parashikon gjithashtu mbrojtje ligjore për personat që raportojnë ngacmim ose diskriminim, ndërsa pala e Baldonit ka hequr dorë nga e drejta e apelimit.

Sipas ligjit përkatës, Lively duhet të provojë se pretendimet e saj lidhen me ngacmim apo hakmarrje dhe se janë bërë pa keqdashje.

Në një deklaratë të përbashkët, të dyja palët u shprehën se shpresojnë që zgjidhja t’i lejojë të gjithë të përfshirët “të ecin përpara".

Një burim pranë Lively tha se për aktoren “kjo nuk ka qenë kurrë çështje parash, por e parimeve dhe e ekspozimit të sjelljeve të dëmshme që prekin edhe të tjerët”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI