Flash

Beyoncé rikthehet në Met Gala 2026 pas 10 vitesh

Lapsi.al 5 May 2026
Beyoncé rikthehet në Met Gala 2026 pas 10 vitesh

Beyoncé është rikthyer fuqishëm në tapetin e kuq të Met Gala 2026, pas një mungese prej një dekade në eventin më të madh të modës.

Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj Jay-Z dhe vajza Blue Ivy Carter, e cila u bë një nga të ftuarat më të reja VIP në këtë event. Në një deklaratë për Vogue, këngëtarja u shpreh e emocionuar që këtë eksperiencë po e ndan me vajzën e saj.

“Është surreale, sepse vajza ime është këtu. Ajo duket shumë bukur. Është e jashtëzakonshme ta përjetoj këtë me të,” tha ajo. “Dua ta shoh eventin përmes syve të Blue Ivy dhe të festojmë çdo lloj trupi dhe forme.”

Beyoncé shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të stiluar nga Olivier Rousteing, i zbukuruar me kristale dhe detaje në formë skeleti. Ajo ishte gjithashtu një nga bashkëkryesueset e mbrëmjes.

Këngëtarja theksoi dhe lidhjen e saj të gjatë me stilistin, duke e përshkruar si një bashkëpunëtor besnik në krijimin e disa prej pamjeve të saj më ikonike.

Rikthimi i saj në Met Gala 2026 u konsiderua një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI