Flash

Kim K në telashe ligjore: padi e re për shkelje të markës tregtare

Lapsi.al 3 May 2026
Kim K në telashe ligjore: padi e re për shkelje të markës

Kim Kardashian po përballet me një padi të re ligjore, pasi marka e saj e veshjeve Skims akuzohet për shkelje të markës tregtare nga një dizenjuese  në Nju Jork.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat, kompania e Kardashian është paditur për përdorimin e emrit “Fits Everybody” për një nga koleksionet e saj më të shitura. Padia është ngritur nga marka  “Fits Everybody To A T”, në pronësi të sipërmarrëses Denise Cesare, e cila pretendon se e përdor këtë emër prej gati një dekade.

Në padinë prej 43 faqesh, e depozituar më 31 mars në Gjykatën Federale të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, thuhet se Skims ka vijuar me lançimin e koleksionit edhe pasi kishte marrë “njoftime të përsëritura dhe të qarta” për të drejtat ekzistuese të markës.

Avokatët e Cesare pretendojnë se Skims ka marrë një “vendim të qëllimshëm”, duke u mbështetur në fuqinë e saj financiare, lidhjet me figura të njohura dhe makinerinë e marketingut për të “shtypur” një biznes të vogël dhe të vetëfinancuar.

Sipas padisë, përdorimi i emrit “Fits Everybody” krijon konfuzion te konsumatorët dhe rrezikon të zhdukë identitetin e markës më të vogël, e cila tashmë është bërë “praktikisht e padukshme” në rezultatet e kërkimit online.

Marka Skims, e themeluar në vitin 2019 nga Kardashian, vlerësohet në rreth 5 miliardë dollarë, ndërsa biznesi i Cesare operon prej afro 10 vitesh. Paditësja kërkon që gjykata të ndalojë menjëherë përdorimin e emrit nga Skims, si dhe kompensim financiar, përfshirë kostot ligjore dhe fitimet e realizuara.

Avokatja e saj theksoi se ligji për markat tregtare nuk ndikohet nga fama apo ndjekësit në rrjetet sociale, por nga fakti se kush e ka përdorur i pari emrin.

Ndërkohë, Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave Tregtare (USPTO) raportohet se ka refuzuar më herët regjistrimin e emrit nga Skims për shkak të “mundësisë së konfuzionit” me markën ekzistuese.

Deri tani, përfaqësuesit e Kim Kardashian dhe Denise Cesare nuk kanë reaguar publikisht ndaj çështjes.

Të këshilluara

Britney Spears sërish në telashe ligjote

Britney Spears është akuzuar zyrtarisht për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Sipas prokurorëve në Ventura County, ndaj këngët...

16:54

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI