Flash

Meryl Streep rrëfen arsyen e refuzimit të rolit ikonik

Lapsi.al 30 April 2026
Meryl Streep rrëfen arsyen e refuzimit të rolit ikonik

Meryl Streep ka zbuluar se fillimisht kishte refuzuar të luante rolin ikonik të Miranda Priestly në filmin The Devil Wears Prada.

Në një intervistë në emisionin Today with Jenna & Sheinelle, Streep tregoi se megjithëse e dinte që filmi do të ishte sukses, ajo nuk pranoi menjëherë ofertën.

“E dija që do të ishte një hit. Lexova skenarin — ishte shumë i mirë. Më bënë një ofertë dhe unë thashë ‘jo’,” kujtoi aktorja 76-vjeçare.

Streep shpjegoi se vendimi i saj lidhej me negociatat për pagesën.

“Doja të shihja nëse do të pranonin ta dyfishonin pagesën time — dhe ata ranë dakord menjëherë,” tha ajo, duke shtuar se në atë kohë kishte filluar të kuptonte vlerën e saj në industri.

Aktorja pranoi se në atë periudhë madje kishte menduar edhe të tërhiqej nga aktrimi:

“Isha 56 vjeç dhe ndihesha gati për pension.”

Në fund, Streep pranoi rolin e kryeredaktores së ashpër të revistës Runway, duke luajtur përkrah Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci. Filmi, i drejtuar nga David Frankel, u kthye në një sukses të madh në arkëtime, duke fituar mbi 326 milionë dollarë në mbarë botën.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI