Flash

Ray J trondit me deklaratën: “Kam qenë me 12,500 gra”

Lapsi.al 29 April 2026
Ray J trondit me deklaratën: “Kam qenë me 12,500 gra”

Ray J ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një interviste së fundmi, duke pretenduar se ka pasur marrëdhënie me rreth 12,500 gra të ndryshme.

Këngëtari 45-vjeçar foli në podcast-in “Funky Friday” të Cam Newton, ku tha se madje kishte organizuar edhe një festë të madhe kur arriti shifrën  10,000 partnere.

“Bëmë një festë të madhe… një klub e festoi ‘të 10-mijëtën’. Kishte rreth 400-500 vajza që kishin qenë me mua dhe erdhën për të më mbështetur. Ishte si një paradë e madhe,” pretendoi ai.

Kur u pyet nëse bëhej fjalë për persona të ndryshëm, Ray J këmbënguli se po, madje duke e rritur numrin në 12,500.

Deklarata e tij u prit me skepticizëm nga moderatori, i cili theksoi se kjo do të nënkuptonte një mesatare prej më shumë se një partnere në ditë për rreth 30 vite. Megjithatë, këngëtari u përgjigj se “matematika është ndryshe”, sidomos gjatë turneve.

“Kur jemi në turne, flasim për 5 deri në 10 në ditë,” tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që artisti bën deklarata të tilla. Edhe më herët, ai ka pretenduar publikisht se ka kaluar shifrën prej 10,000 partnereve, duke thënë se madje kishte organizuar një festë për ta shënuar këtë “arritje”.

Në muajt e fundit, këngëtari ka tërhequr vëmendje edhe për deklarata të tjera të pazakonta, përfshirë një koment që shqetësoi fansat, ku ai sugjeronte se nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI