Flash

Madonna në qendër të një incidenti në Coachella 2026

Lapsi.al 27 April 2026
Madonna në qendër të një incidenti në Coachella 2026

Madonna ka qenë viktimë e një vjedhjeje gjatë pjesëmarrjes së saj në koncertin e Sabrina Carpenter në Coachella 2026, duke humbur disa veshje të rralla nga arkivi i saj personal.

Artistja ka rrëfyer se incidenti e ka prekur shumë, pasi bëhet fjalë për veshje “vintage” me vlerë të madhe emocionale dhe historike për të. Madonna ishte rikthyer në Coachella pas 20 vitesh, duke kujtuar performancën e saj në vitin 2006 me projektin Confessions on a Dance Floor.

“Është shumë emocionuese të rikthehem. Ndihet si një rreth që mbyllet,” u shpreh ajo, duke shtuar se kishte zgjedhur të vishte të njëjtat rroba si në performancën e atëhershme: çizmet, korseja dhe një xhaketë Gucci.

Megjithatë, pas performancës, këngëtarja zbuloi se këto veshje kishin humbur. “Ky moment u bë edhe më i veçantë, derisa kuptova se rrobat vintage që kisha veshur ishin zhdukur,” deklaroi ajo.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë vetëm për disa rroba, por për pjesë të historisë së saj artistike. Madonna shtoi se edhe sende të tjera nga e njëjta periudhë mungojnë.

Në vend që të bëjë menjëherë kallëzim penal, ajo ka zgjedhur të publikojë informacione dhe foto të veshjeve të humbura, duke ofruar edhe shpërblim për këdo që i gjen dhe i rikthen ato.

 

Të këshilluara

Josh Kloss rikthen akuzat ndaj Katy Perry

Aktor i videoklipit të Teenage Dream, Josh Kloss, ka deklaruar se ka mbajtur për vite me radhë “traumë të heshtur” pas një incidenti të dyshuar me Katy Perry, k...

13:17

Offset thyen heshtjen pas sulmit me armë

Offset ka reaguar për herë të parë pasi u qëllua me armë zjarri jashtë një kazinoje në Florida, duke theksuar se ndihet “me fat” që ka shpëtuar dhe po vazhdon j...

20:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI