Flash

Zbulohen detaje nga lidhja e Kendall Jenner dhe Jacob Elordi

Lapsi.al 24 April 2026
Zbulohen detaje nga lidhja e Kendall Jenner dhe Jacob Elordi

Kendall Jenner duket se ka nisur një lidhje të re me aktorin Jacob Elordi.

Sipas raportimeve të Page Six, Jenner ka qenë fillimisht “pak hezituese” për shkak të miqësisë së gjatë që ndan me aktorin e “Euphoria”.

“Ata njihen prej kohësh dhe kanë të njëjtin rreth shoqëror”, ka thënë një burim, duke shtuar se dinamika mes tyre “ka ndryshuar kohët e fundit”.

Burimi zbulon se dyshja ka disa muaj që po kalojnë kohë së bashku, por në mënyrë diskrete. “Thjesht po rrinë bashkë dhe po shohin se ku mund të shkojë kjo”, thuhet më tej.

Megjithatë, Jenner mbetet e kujdesshme në këtë fazë. “Ajo është shumë private dhe nuk është tip që hidhet menjëherë në një lidhje, sidomos me dikë që ka qenë mik prej kohësh”.

Edhe pse kanë vite që njihen dhe kanë frekuentuar të njëjtat evente — përfshirë festën e ditëlindjes së Jenner në Paris në vitin 2022 — raportet sugjerojnë se afrimiteti mes tyre është rritur vetëm së fundmi.

Sipas burimeve, modelja tashmë është “më e hapur” ndaj idesë së një romance, por gjithçka mbetet ende në fazë fillestare.

“Është diçka e lehtë mes tyre, pa presion. Thjesht po shohin se çfarë do të ndodhë”, shton burimi.

Një rol pozitiv në këtë raport thuhet se ka edhe motra e saj, Kylie Jenner, e cila e mbështet këtë afrim dhe mendon se ata “janë një kombinim i mirë”.

Dyshimet për një romancë nisën pasi dyshja u pa së bashku në një festë pas Coachella 2026, ku sipas raportimeve ata ishin shumë të afërt.

Megjithatë, as Jenner dhe as Elordi nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre lajmeve.

Jenner ka qenë më parë e lidhur me emra të njohur si Devin Booker, Bad Bunny dhe Harry Styles. Nga ana tjetër, Jacob Elordi ka pasur marrëdhënie me Olivia Jade dhe Kaia Gerber.

 

Të këshilluara

Taylor Swift bën histori në Spotify

Taylor Swift vazhdon të thyejë rekorde, duke shtuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj. Platforma Spotify festoi 20-vjetorin më 23 prill duke pub...

18:37

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI