Flash

Kat Graham flet për heqjen e skenave në Michael

Lapsi.al 23 April 2026
Kat Graham flet për heqjen e skenave në Michael

Kat Graham ka zbuluar se skenat e saj në filmin biografik për Michael Jackson janë hequr nga versioni final, për shkak të çështjeve ligjore.

Aktorja 36-vjeçare, e cila interpretonte Diana Ross në filmin Michael, njoftoi përmes një deklarate se disa skena — përfshirë edhe ato ku ajo merrte pjesë — janë prerë për shkak të “konsideratave ligjore”.

“Fatkeqësisht, ato momente nuk janë më pjesë e filmit final, megjithëse ekipi punoi shumë për të ruajtur sa më shumë nga historia,” shkroi ajo.

Filmi, i drejtuar nga Antoine Fuqua, ndjek jetën e “Mbretit të Pop-it” nga koha me The Jackson 5 deri në fillimet e karrierës solo, ku rolin kryesor e luan nipi i tij, Jaafar Jackson.

Megjithatë, projekti është përballur me kritika të forta, sidomos për faktin që nuk përfshin akuzat për abuzim seksual që shoqëruan karrierën e Jackson. Sipas raportimeve, pjesë të rëndësishme të skenarit — përfshirë një linjë narrative mbi hetimet — u hoqën pasi producentët zbuluan kufizime ligjore që ndalonin përmendjen e një prej akuzuesve.

Ndryshimet detyruan edhe xhirimin e një fundi të ri, duke shtyrë publikimin e filmit.

Ndërkohë, disa figura të rëndësishme të familjes Jackson, përfshirë Janet Jackson, refuzuan të përfshihen në projekt, ndërsa vajza e artistit, Paris Jackson, e ka kritikuar filmin duke e cilësuar si të pasaktë dhe të “idealizuar”.

Filmi Michael pritet të dalë më 24 prill, mes polemikash për mënyrën se si portretizon jetën e një prej ikonave më të mëdha të muzikës.

Të këshilluara

Taylor Swift bën histori në Spotify

Taylor Swift vazhdon të thyejë rekorde, duke shtuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj. Platforma Spotify festoi 20-vjetorin më 23 prill duke pub...

18:37

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI