Flash

Russell Brand pranon lidhjen me 16-vjeçaren: “E shoh si shfrytëzim”

Lapsi.al 23 April 2026
Russell Brand pranon lidhjen me 16-vjeçaren: “E shoh si

Russell Brand ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare kur ishte 30 vjeç, duke e cilësuar sot atë eksperiencë si “shfrytëzuese”.

Aktori dhe komediani 50-vjeçar foli për këtë gjatë një interviste në The Megyn Kelly Show, ku theksoi se edhe pse marrëdhënia ishte ligjërisht e lejuar në United Kingdom, ai tani e sheh ndryshe situatën.

“Fakti është se në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar mosha e mosha e lejuar për të kryer marrëdhënie seksuale është 16 vjeç. Dhe unë kam pasur marrëdhënie me një 16-vjeçare kur isha 30,” u shpreh ai.

Megjithatë, Brand pranoi se ekzistonte një pabarazi e madhe fuqie në atë marrëdhënie, sidomos për shkak të famës së tij në atë kohë.

“Edhe kur është konsensuale, kur ka një diferencë të fortë pushteti — si në rastin e një burri të famshëm — kjo përfshin shfrytëzim,” tha ai, duke shtuar se sjellja e tij në të kaluarën ka qenë “egoiste” dhe pa konsideratë të mjaftueshme për të tjerët.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Russell Brand përballet me akuza të shumta për përdhunim dhe sulm seksual në gjykatat britanike, të ngritura fillimisht në vitin 2023. Ai i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat, duke këmbëngulur se marrëdhëniet e tij kanë qenë gjithmonë konsensuale.

Sipas akuzave, katër gra e kanë akuzuar për incidente të ndodhura mes viteve 1999 dhe 2005, ndërsa një tjetër pretendim lidhet me një ngjarje në sheshxhirimin e filmit Arthur.

Në maj 2025, Brand u deklarua i pafajshëm për disa akuza, përfshirë përdhunim dhe sulm seksual, dhe më vonë përsëriti të njëjtin qëndrim edhe për akuza shtesë. Gjyqi i tij, që pritej të niste në qershor, është shtyrë për në tetor.

 

Të këshilluara

Taylor Swift bën histori në Spotify

Taylor Swift vazhdon të thyejë rekorde, duke shtuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj. Platforma Spotify festoi 20-vjetorin më 23 prill duke pub...

18:37

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI