Flash

Taylor Swift në qendër të zërave për shtatzëni

Lapsi.al 21 April 2026
Taylor Swift në qendër të zërave për shtatzëni

Këngëtarja Taylor Swift është sërish në qendër të vëmendjes pas aludimeve online që pretendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë.

Spekulimet nisën nga një postim viral në rrjetet sociale, ku një përdorues pretendonte se Swift është “100% shtatzënë”. Brenda pak orësh, lajmi u përhap me shpejtësi, duke u kthyer në një temë trendi dhe duke nxitur reagime të shumta nga fansat.

Pavarësisht përhapjes së gjerë të këtyre pretendimeve, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Taylor Swift, Travis Kelce apo përfaqësuesit e tyre. Shumica e spekulimeve lidhen me praninë më të kufizuar publike të këngëtares në javët e fundit dhe ndryshime të supozuara në pamjen e saj.

Së fundmi, Swift dhe Kelce u fotografuan në New York City, teksa hynin në një ambient privat nën çadra të mëdha, duke u përpjekur të shmangnin vëmendjen e mediave. Edhe pse një veprim i tillë mund të lidhet thjesht me ruajtjen e privatësisë, pamjet u interpretuan nga disa si “provë” për teoritë që po qarkullojnë, madje duke i lidhur me spekulimet për një martesë të mundshme në verën e vitit 2026.

 

Të këshilluara

Madonna rikthehet në Coachella pas 10 vitesh

Madonna bëri një rikthim spektakolar në skenën e Coachella-s, duke u shfaqur papritur gjatë setit kryesor të Sabrina Carpenter më 17 prill. Këngëtarja 67-vjeçar...

17:00

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI