Flash

Harry Styles dhe Zoë Kravitz fejohen pas 8 muajsh lidhje

Lapsi.al 24 April 2026
Harry Styles dhe Zoë Kravitz fejohen pas 8 muajsh lidhje

Sipas raportimeve të Page Six, aktorja e njohur Zoë Kravitz dhe Harry Styles mund të kenë hedhur një hap të madh në lidhjen e tyre.

Thashethemet për një fejesë shpërthyen në rrjet pasi Kravitz u fotografua me një unazë diamanti në dorën e majtë gjatë një shëtitjeje me Styles.

Një burim i afërt me çiftin ka deklaruar për median se këngëtari është “plotësisht i dashuruar” dhe “do të bënte gjithçka për të”.

Nga ana tjetër, sipas të njëjtit burim, aktorja “është në qiellin e shtatë”.

Dyshja u lidh për herë të parë në gusht të vitit 2025, kur u panë së bashku në Romë dhe më pas në Londër, duke konfirmuar shpejt se marrëdhënia e tyre ishte më shumë se një romancë kalimtare.

Burime të mëvonshme kanë sugjeruar se lidhja mes tyre ka avancuar me ritme të shpejta, ndërsa në fillim të vitit 2026, Kravitz thuhet se e konsideronte Styles si “shpirtin e saj binjak”.

Megjithatë, deri në këto momente, as Kravitz dhe as Styles nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin për fejesë, duke e lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

Çifti ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët publik, duke u shfaqur rrallë së bashku në publik, kryesisht në shëtitje të përditshme apo evente private.

 

Të këshilluara

Taylor Swift bën histori në Spotify

Taylor Swift vazhdon të thyejë rekorde, duke shtuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj. Platforma Spotify festoi 20-vjetorin më 23 prill duke pub...

18:37

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI