Flash

Demi Lovato ribashkohet me Selena Gomez dhe Joe Jonas

Lapsi.al 26 April 2026
Demi Lovato ribashkohet me Selena Gomez dhe Joe Jonas

Demi Lovato ka arritur një tjetër moment kulmor në karrierë, duke performuar për herë të parë si artiste kryesore në Madison Square Garden në New York.

Koncerti i mbajtur më 24 prill ishte i mbushur plot, me fansat që qëndruan në këmbë gjatë gjithë performancës, ndërsa Lovato interpretoi hitet e saj më të njohura si “Heart Attack”, “Give Your Heart a Break” dhe “Cool for the Summer”, si dhe këngë nga albumi i saj i fundit It’s Not That Deep. “Ishte një ndjesi e mrekullueshme, të isha atje lart dhe të dija që salla ishte plot me fansa që më kanë qëndruar pranë në çdo moment dhe më kanë dhënë kaq shumë dashuri dhe mbështetje gjatë viteve,” tha Lovato për PEOPLE pas koncertit. “Ishte thjesht e pabesueshme.” Ajo surprizoi gjithashtu publikun me të ftuar specialë: JoJo, me të cilën interpretoi “Too Little Too Late”, si dhe bashkëshortin e saj Jordan "Jutes" Lutes, me të cilin këndoi për herë të parë live një duet. Çifti performoi një version të këngës “Iris” të Goo Goo Dolls, të cilën frontmeni John Rzeznik e kishte kënduar në dasmën e tyre në maj 2025 për vallëzimin e parë. Sa i përket përgatitjes për një performancë kaq të madhe, ajo tha: “Bëj një nxehje fizike, pastaj ngroh zërin. Sigurisht përgatitem me flokët dhe grimin, dhe përdor edhe Therabreath”. Koncerti në MSG  nuk ishte momenti i vetëm i rëndësishëm i këtij turneu. Në koncertin e parë në Orlando, Florida, më herët këtë muaj, ajo u ribashkua me dy persona shumë të rëndësishëm për karrierën e saj: Joe Jonas dhe Selena Gomez. Lovato dhe Jonas performuan së bashku “This Is Me” nga Camp Rock si dhe bashkëpunimin e tyre të vitit 2008 “On the Line”, ndërsa Gomez ishte në publik dhe më pas realizoi foto me këngëtaren prapa skenës. “Këto ribashkime janë gjithçka për mua,” tha Lovato. “Ishte shumë bukur të kisha Selena-n aty. Nuk e kisha parë prej kohësh. Dhe me Joe-n, ishim ribashkuar edhe më parë dhe ishte shumë argëtuese. Ta përjetoja sërish ishte fantastike.”  

Të këshilluara

Josh Kloss rikthen akuzat ndaj Katy Perry

Aktor i videoklipit të Teenage Dream, Josh Kloss, ka deklaruar se ka mbajtur për vite me radhë “traumë të heshtur” pas një incidenti të dyshuar me Katy Perry, k...

13:17

Offset thyen heshtjen pas sulmit me armë

Offset ka reaguar për herë të parë pasi u qëllua me armë zjarri jashtë një kazinoje në Florida, duke theksuar se ndihet “me fat” që ka shpëtuar dhe po vazhdon j...

20:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI