Flash

“Ishte brutale” – Lisa Kudrow rrëfen çfarë ndodhte në Friends

Lapsi.al 28 April 2026
“Ishte brutale” – Lisa Kudrow rrëfen çfarë

Aktorja e njohur Lisa Kudrow ka hedhur dritë mbi prapaskenat e vështira të serialit ikonik Friends, duke zbuluar sjellje “të ashpra” dhe shpesh fyese nga ana e skenaristëve.

Në një intervistë për The Times, ajo tregoi se gjatë xhirimeve kishte një atmosferë presioni të vazhdueshëm, sidomos për shkak të faktit që episodat regjistroheshin përpara një audience live prej rreth 400 personash.

“Nëse nuk e thoje saktë një replikë ose nuk merrte reagimin e duhur, ata mund të reagonin shumë keq, madje me fyerje,” u shpreh ajo.

Kudrow shtoi se dhoma e skenaristëve dominohej nga meshkuj dhe shpeshherë diskutimet kalonin kufijtë profesionalë.

“Ata rrinin deri vonë dhe flisnin për fantazitë e tyre seksuale ndaj kolegeve të mia,” tha ajo, duke iu referuar Jennifer Aniston dhe Courteney Cox.Sipas saj, kjo krijonte një ambient pune të vështirë, ndërsa dinamika mes aktorëve dhe skenaristëve mund të bëhej “brutale”.

Megjithatë, aktorja theksoi se përpiqej t’i injoronte këto situata, duke qenë se skenaristët punonin nën presion të madh për të realizuar episodet.

“Ata punonin deri në orët e para të mëngjesit për ta bërë serialin të suksesshëm, ndaj mendoja: le të thonë çfarë të duan pas shpine,” u shpreh ajo.

Lisa Kudrow, e cila luajti rolin e Phoebe Buffay nga viti 1994 deri në 2004, ishte pjesë e kastit së bashku me Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, përveç Aniston dhe Cox. Ajo foli gjithashtu për kolegun e ndjerë Matthew Perry, duke e quajtur atë një “gjeni”.

“Çfarëdo që të bëjmë në të ardhmen, nuk do të përjetojmë më diçka si ‘Friends’,” përfundoi Kudrow.

Të këshilluara

Josh Kloss rikthen akuzat ndaj Katy Perry

Aktor i videoklipit të Teenage Dream, Josh Kloss, ka deklaruar se ka mbajtur për vite me radhë “traumë të heshtur” pas një incidenti të dyshuar me Katy Perry, k...

13:17

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI