Flash

Krizë në martesë: Jessica Biel e lodhur nga skandalet e Timberlake

Lapsi.al 27 April 2026
Krizë në martesë: Jessica Biel e lodhur nga skandalet e

Aktorja Jessica Biel i ka vendosur një ultimatum bashkëshortit të saj, këngëtarit Justin Timberlake, duke e paralajmëruar se do ta lërë nëse ai nuk ndryshon sjelljen.

Sipas një raporti të publikuar nga Daily Mail, Biel “e ka mbushur kupën” me veprimet e fundit të Timberlake, përfshirë arrestimin e tij në vitin 2024 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe paraqitjen e tij në një turne golfi në Las Vegas.

Dy dëshmitarë okularë i thanë Page Six se këngëtari i hitit “SexyBack” dukej i dehur në fund të ditës gjatë eventit të golfit më 18 prill.

Burime pranë çiftit pretendojnë se nëse Timberlake gabon sërish, Biel është gati “të marrë vendimin përfundimtar”, duke shtuar se “nuk mundet të durojë më”.

I njëjti burim thekson se artisti është shpesh larg shtëpisë, edhe pse përfundoi turneun botëror verën e kaluar, ndërsa Biel po mban mbi supe shumicën e përgjegjësive për rritjen e dy djemve të tyre, Silas dhe Phineas.

Megjithatë, një tjetër burim për Page Six ka deklaruar se, pavarësisht vështirësive, çifti po përpiqet të zgjidhë problemet. “Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë vëmendje publike dhe angazhime, por nuk është një situatë në prag ndarjeje,” është shprehur burimi.

Timberlake u arrestua në qershor 2024 në Sag Harbor, Nju Jork, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe më pas pranoi fajësinë për një shkelje më të lehtë, duke kërkuar falje publikisht si pjesë e marrëveshjes ligjore.

 

Të këshilluara

Josh Kloss rikthen akuzat ndaj Katy Perry

Aktor i videoklipit të Teenage Dream, Josh Kloss, ka deklaruar se ka mbajtur për vite me radhë “traumë të heshtur” pas një incidenti të dyshuar me Katy Perry, k...

13:17

Offset thyen heshtjen pas sulmit me armë

Offset ka reaguar për herë të parë pasi u qëllua me armë zjarri jashtë një kazinoje në Florida, duke theksuar se ndihet “me fat” që ka shpëtuar dhe po vazhdon j...

20:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI