Flash

Channing Tatum flet pas fejesës së Zoë Kravitz

Lapsi.al 30 April 2026
Channing Tatum flet pas fejesës së Zoë Kravitz

Aktori i njohur Channing Tatum duket se është befasuar nga lajmi për fejesën e ish-partneres së tij, Zoë Kravitz, me këngëtarin Harry Styles, por burime pranë tij thonë se ai nuk po e dramatizon situatën.

“Ai u surprizua kur e dëgjoi lajmin, si çdo njeri,” ka treguar një burim për Page Six. “Por nuk është se e ka menduar gjatë. Nuk kanë kontakt  dhe nuk ka marrë asgjë mesazh prej saj, por nëse Zoë është e lumtur, atëherë ai është i lumtur edhe për të.”

Sipas të njëjtit burim, Tatum tashmë është fokusuar plotësisht te jeta e tij personale dhe marrëdhënia e re me modelen australiane Inka Williams.

“Channing ka ecur përpara dhe ndodhet në një fazë shumë të mirë të jetës së tij. Ai kujdeset shumë për Inkën, marrëdhënia është serioze dhe ai e sheh si diçka afatgjatë,” shtoi burimi.

Ndërkohë, pas lajmit për fejesën e ish-it të tij, aktori i “Magic Mike” publikoi në Instagram një poezi emocionale që flet për përplasjen mes zemrës dhe mendjes, duke nxitur reagime të shumta nga fansat.

Tatum dhe Kravitz nisën lidhjen në vitin 2021, pasi u njohën gjatë punës për filmin “Blink Twice”. Ata shpallën fejesën në vitin 2023, por u ndanë në tetor 2024, pas rreth tre vitesh së bashku.

Nga ana tjetër, Zoë Kravitz dhe Harry Styles janë fejuar pas vetëm tetë muajsh lidhje. Burime pranë çiftit tregojnë se këngëtari është “plotësisht i dashuruar” dhe se aktorja “po jeton momentet më të lumtura”.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI