Flash

Britney Spears përballet me drejtësinë – merret vendimi

Lapsi.al 4 May 2026
Britney Spears përballet me drejtësinë – merret vendimi

Avokati i këngëtares së njohur Britney Spears u paraqit të hënën në Gjykatën e Lartë të Qarkut Ventura, ku pranoi fajin në emër të saj për një akuzë më të lehtë, që lidhet me arrestimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit më 4 mars.

Artistja 44-vjeçare nuk ishte e pranishme në seancë, pasi prania e saj nuk ishte e detyrueshme, sipas Prokurorisë së Qarkut Ventura.

Gjatë seancës, avokati i saj pranoi një marrëveshje për “wet reckless” — një akuzë e reduktuar që lidhet me drejtim të pakujdesshëm nën ndikimin e alkoolit ose substancave, e cila zakonisht aplikohet për shkelësit për herë të parë, në raste pa aksidente apo dëmtime.

Me këtë pranim faji, çështja u mbyll që në fazën fillestare të procesit gjyqësor.

Si pjesë e vendimit, Spears do të jetë për 1 vit në provë dhe dugrt të ndjekë një program 3-mujor për alkoolin.

Në një deklaratë, avokati i saj, Michael Goldstein, tha se këngëtarja ka marrë përgjegjësi për veprimet e saj dhe ka nisur hapa për përmirësim.

“Britney ka ndërmarrë ndryshime pozitive, gjë që u reflektua edhe në vendimin e prokurorisë për të ulur akuzën dhe për të rrëzuar akuzën për DUI,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, prokurori i qarkut, Erik Nasarenko, theksoi se Spears do të duhet t’i nënshtrohet testeve për alkool apo drogë nëse ndalohet nga policia. Gjithashtu, një nga kushtet kryesore është që këngëtarja të vazhdojë trajtimin për shëndetin mendor dhe abuzimin me substancat, duke përfshirë vizita të rregullta te psikiatri dhe psikologu.

Spears u arrestua më 4 mars në Ventura County, pasi dyshohej se po drejtonte mjetin në mënyrë të rrezikshme. Ajo u lirua të nesërmen.

Sipas raportimeve, këngëtarja ishte vetë-regjistruar më 12 prill në një qendër rehabilitimi për trajtim të varësisë dhe shëndetit mendor.

Burime pranë saj bëjnë të ditur se ajo është duke u rikuperuar dhe po përqendrohet në përmirësimin e jetës së saj personale.

 

Të këshilluara

Britney Spears sërish në telashe ligjote

Britney Spears është akuzuar zyrtarisht për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Sipas prokurorëve në Ventura County, ndaj këngët...

16:54

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI