Flash

Meryl Streep kritikon filmat modernë: “Janë bërë të mërzitshëm”

Lapsi.al 4 May 2026
Meryl Streep kritikon filmat modernë: “Janë bërë

Aktorja e njohur Meryl Streep ka ndarë mendimin e saj të sinqertë për industrinë e  filmit, gjatë promovimit të filmit të ri The Devil Wears Prada 2.

Fituesja e trefishtë e çmimit Oscar u shpreh se filmat e sotëm shpesh janë bërë shumë të thjeshtë dhe të parashikueshëm.

“Mendoj se filmat sot janë bërë si Marvel – kemi të këqijtë dhe të mirët, dhe kjo është shumë e mërzitshme,” tha ajo gjatë një interviste.

Streep shtoi se ajo preferon histori më komplekse dhe më reale, ku personazhet nuk ndahen qartë në “të mirë” dhe “të këqij”.

“Ajo që është interesante në jetë është se disa heronj kanë të meta, ndërsa disa ‘armiq’ janë njerëzorë dhe interesantë,” u shpreh aktorja. “Kjo është ajo që më pëlqen te ky film – është më i çrregullt dhe më realist.”

Në vazhdimin e filmit të njohur, Streep rikthehet në rolin ikonik të Miranda Priestly, duke sjellë një anë të re të personazhit. Filmi bashkon sërish kastin kryesor, përfshirë Anne Hathaway dhe Emily Blunt, ndërsa historia ndjek zhvillimet e reja në botën e modës dhe medias.

Streep u shpreh gjithashtu se rikthimi te personazhi i Miranda Priestly pas kaq vitesh ka qenë një eksperiencë e lehtë dhe e këndshme.

“Duket sikur i ruan këta personazhe brenda vetes. Më pëlqeu ta zbuloja sërish,” tha ajo.

 

Të këshilluara

Britney Spears sërish në telashe ligjote

Britney Spears është akuzuar zyrtarisht për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Sipas prokurorëve në Ventura County, ndaj këngët...

16:54

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI