Flash

Dolly Parton shtyn rikthimin në skenë: anulon shfaqjet në Las Vegas

Lapsi.al 4 May 2026
Dolly Parton shtyn rikthimin në skenë: anulon shfaqjet në Las

Ikona e muzikës country, Dolly Parton, ka njoftuar anulimin e rezidencës së saj në Las Vegas, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Artistja 80-vjeçare ndau lajmin përmes një videoje në rrjetet sociale, tetë muaj pasi kishte shtyrë koncertet nga dhjetori 2025 në shtator 2026.

“Kam disa lajme të mira dhe disa jo aq të mira,” tha ajo. “Lajmi i mirë është se po reagoj shumë mirë ndaj ilaçeve dhe trajtimeve dhe po përmirësohem çdo ditë.”

[embed]https://www.instagram.com/reel/DX7If9QJNgu/?igsh=MzRneGVvaG9rZ2Zh[/embed]

Megjithatë, Parton theksoi se do t’i duhet ende kohë për t’u rikthyer në formën e duhur për performancë në skenë, çka e ka detyruar të anulojë serinë prej gjashtë koncertesh “Dolly: Live in Las Vegas”.

“Më vjen shumë keq për të gjithë ju që kishit blerë bileta për të më parë në Las Vegas. Shkoni dhe kaloni mirë… dhe do të shihemi një herë tjetër,” u shpreh ajo.

Këngëtarja siguroi fansat se gjendja e saj shëndetësore është nën kontroll dhe se problemet që ka janë të trajtueshme.

“Po ndihem mirë dhe mjekët më sigurojnë se gjithçka është e trajtueshme. Faleminderit që më keni qëndruar pranë,” shtoi ajo.

Në video, Parton foli edhe për humbjen e bashkëshortit të saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në mars 2025 në moshën 82-vjeçare.

“Ishte një vit i vështirë për mua, sidomos gjatë festave dhe përvjetorëve të rëndësishëm,” tha ajo, duke shtuar se mbështetja e fansave e ka ndihmuar të përballojë këtë periudhë.

Artistja kishte përjetuar probleme shëndetësore edhe më herët. Në shtator të vitit të kaluar, ajo anuloi një paraqitje në Dollywood për shkak të gurëve në veshka, ndërsa më pas njoftoi se do t’i nënshtrohej disa procedurave mjekësore.

Megjithatë, Parton mbetet optimiste për rikthimin e saj.

“Kam ende pak rrugë për të bërë në shërim, por jam në rrugën e duhur. Do të shihemi së shpejti,” përfundoi artistja.

Të këshilluara

Britney Spears sërish në telashe ligjote

Britney Spears është akuzuar zyrtarisht për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Sipas prokurorëve në Ventura County, ndaj këngët...

16:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI