Modelja dhe ish-partnerja e Kanye West, Amber Rose, ka pranuar se ka ndikuar në incidentin famëkeq të MTV VMAs 2009, kur reperi ndërpreu Taylor Swift gjatë marrjes së çmimit për “Best Female Video”.
Gjatë paraqitjes së saj në podcastin “Ball in the Family”, Rose tregoi se para ceremonisë e kishte “ngritur në qiell” Kanye-n dhe e kishte inkurajuar të konsumonte alkool.
“I thashë : ‘Ti je superylli më i madh në botë. Na duhet ajo Hennessy. Duhet të dalim në tapetin e kuq duke bërë shots,’” kujtoi ajo.
Sipas saj, gjithçka mori një kthesë të papritur pak më vonë.
“Isha ulur aty dhe papritur ai doli në skenë. Mendova: ‘Oh Zot, këtë nuk e prisja,’” tha Rose, duke shtuar se situata “iu kthye kundër”.
Megjithatë, ajo tha se sjellja e Kanye-t ishte pjesë e personalitetit të tij.
“A pajtohem me mënyrën si e bëri? Jo. Por a kishte të drejtë në atë që tha? Po,” u shpreh modelja.
Momenti mbeti një nga skenat më të famshme në historinë e MTV VMAs, kur Kanye West mori mikrofonin nga Taylor Swift dhe deklaroi:
“Yo Taylor, jam shumë i lumtur për ty, do të të lë të përfundosh, por Beyoncé kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave!”
Ngjarja ndezi një konflikt shumëvjeçar mes dy artistëve, i cili vazhdoi për vite me radhë edhe përmes deklaratave publike dhe performancave në skenë.
Rose tregoi gjithashtu se sot nuk ka asnjë konflikt mes saj dhe Swift, pasi ato kanë folur pas incidentit dhe nuk ka hatërmbetje mes tyre.
Amber Rose dhe Kanye West ishin në një lidhje nga viti 2008 deri në 2010, përpara se reperi të lidhej me Kim Kardashian.