Flash

Billie Eilish rrëfen sfidat me sindromën Tourette

Lapsi.al 6 May 2026
Billie Eilish rrëfen sfidat me sindromën Tourette

Këngëtarja e njohur Billie Eilish po përpiqet të thyejë stigmat që ende ekzistojnë rreth Tourette Syndrome.

Gjatë një interviste në podcast-in “Good Hang” me Amy Poehler, artistja fituese e çmimeve Grammy foli hapur për përvojën e saj personale, i cili karakterizohet nga tik-e të pavullnetshme, vokale apo fizike.

“Kam tik-e vokale, por fatmirësisht për mua – dhe për të tjerët – ato janë kryesisht zhurma dhe mund t’i mbaj relativisht të qeta,” u shpreh ajo.

Eilish shpjegoi se kalon faza kur fjalë të caktuara bëhen tik-e, por ka mësuar t’i kontrollojë ato. Megjithatë, kjo kërkon përpjekje të madhe, sidomos gjatë daljeve publike.

“Kur jam në një intervistë, bëj gjithçka që kam në dorë për t’i shtypur tik-et. Sapo largohem nga dhoma, më duhet t’i lë të gjitha të dalin,” pranoi ajo.

Gjatë bisedës, u diskutua edhe për mendimet intrusive – mendime të padëshiruara dhe të përsëritura që shkaktojnë ankth. Këngëtarja theksoi se për personat me Tourette, këto mendime mund të shoqërohen me një impuls të pakontrollueshëm për t’i shprehur me zë.

“Tani imagjinoni këto mendime, por goja juaj detyrohet t’i thotë me zë të lartë,” shpjegoi ajo.

Eilish gjithashtu vuri në dukje mungesën e mirëkuptimit nga publiku. Sipas saj, shumë njerëz reagojnë me shqetësim kur ajo shfaq tik-e, edhe pse për të kjo është pjesë normale e jetës.

“Kur filloj të kem shumë tik-e radhazi, njerëzit më pyesin: ‘A je mirë?’ Por kjo është plotësisht normale për mua,” tha artistja.

Këngëtarja është diagnostikuar me Tourette Syndrome që në moshën 11-vjeçare dhe vazhdon të përdorë zërin e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar paragjykimet rreth këtij çrregullimi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI