Flash

Konflikt në familjen e Cher: djali flet për problemet me paratë

Lapsi.al 8 May 2026
Konflikt në familjen e Cher: djali flet për problemet me paratë

Djali i Cher, Elijah Blue Allman, ka pretenduar se këngëtarja i ka ndërprerë mbështetjen financiare.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, 49-vjeçari ka kërkuar uljen e pagesave mujore që i bën ish-bashkëshortes së tij, Marieangela King, duke përmendur si arsye mungesën e ndihmës financiare nga nëna e tij.

Allman pretendon se Cher i dërgonte 10 mijë dollarë në muaj, por i ka ndërprerë pagesat që në gusht të vitit 2021. Pa këtë mbështetje, të ardhurat e tij mujore mbeten vetëm 10 mijë dollarë që merr nga pasuria e babait të tij të ndjerë, Gregg Allman. Sipas dokumenteve, pas taksave kjo shumë zbret në rreth 6,790 dollarë.

Aktualisht, Elijah është i detyruar t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij, me të cilën u martua në vitin 2013, 6,500 dollarë në muaj si mbështetje financiare. Avokatët e tij kanë kërkuar që kjo shumë të ulet në 1,651 dollarë në muaj.

Në dokumente thuhet gjithashtu se Elijah “nuk ka bërë përpjekje për t’u bërë financiarisht i pavarur” që nga ndarja e çiftit në vitin 2021. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 17 korrik.

Elijah kishte kërkuar fillimisht divorcin nga Marieangela King në vitin 2021, por çështja u pushua tre vite më vonë pas pajtimit të çiftit. Megjithatë, King paraqiti sërish kërkesë për divorc në prill të vitit 2025.

Ndërkohë, Cher bëri bujë muajin e kaluar pasi kërkoi për herë të dytë kujdestari ligjore mbi financat e djalit të saj më të vogël. Këngëtarja pretendoi se Elijah vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor dhe varësisë, duke shtuar se ai “nuk ka koncept për paratë” dhe nuk është në gjendje të menaxhojë financat e tij.

Ajo gjithashtu pretendoi se Elijah i shpenzon menjëherë paratë për drogë, hotele luksoze dhe limuzina. Megjithatë, kërkesa e Cher për kujdestari financiare u refuzua nga gjykata.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI