Flash

Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin bëhen prindër për herë të parë

Lapsi.al 14 May 2026
Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin bëhen prindër për herë

Aktori Dylan Sprouse dhe modelja Barbara Palvin kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti ndau lajmin përmes një postimi të përbashkët në Instagram më 14 maj, duke publikuar disa foto nga paraqitja e tyre në Cannes Film Festival në Francë. Në imazhet e publikuara, Barbara shfaq barkun e rrumbullakosur, ndërsa dyshja pozon para kamerave.

[embed]https://www.instagram.com/p/DYU_RqXiDOS/?hl=en&img_index=1[/embed]

Lajmi vjen disa muaj pasi Barbara kishte folur publikisht për betejën e saj me endometriozën, një sëmundje që prek sistemin riprodhues dhe mund të ndikojë në fertilitet. Modelja kishte zbuluar se iu nënshtrua një operacioni në qershor 2025 dhe se gjendja e saj ishte përmirësuar ndjeshëm pas ndërhyrjes.

Në një intervistë të mëparshme, ajo kishte treguar se Dylan kishte qenë shumë mbështetës gjatë gjithë procesit të rikuperimit. Çifti u martua në vitin 2023 dhe prej vitesh konsiderohen një nga dyshet më të dashura të showbiz-it.

Të këshilluara

James Franco rikthehet në Cannes pas akuzave

James Franco është rikthyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes 2026, shtatë vite pasi karriera e tij në Hollywood u godit nga akuzat për sjellje...

16:33

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI