Flash

Pas zërave për lifting , Anne Hathaway reagon publikisht

Lapsi.al 22 May 2026
Pas zërave për lifting , Anne Hathaway reagon publikisht

Anne Hathaway ka vendosur t’u japë fund spekulimeve të shumta rreth pamjes së saj, duke mohuar zërat se i është nënshtruar një lifting të fytyrës.

Në një intervistë të re për revistën Elle, e publikuar të enjten, aktorja 43-vjeçare pranoi se zakonisht preferon të mos komentojë mbi pamjen e saj fizike, por këtë herë ndjeu nevojën të reagojë.

“Jemi në një kohë kur njerëzit ndihen shumë të sigurt për të supozuar se ajo që mendojnë është fakt. Ndonjëherë kanë të drejtë dhe ndonjëherë jo”, u shpreh Hathaway.

Aktorja e “The Devil Wears Prada 2” tha se do të preferonte “ta linte gjithçka në mister” dhe të mos tërhiqte vëmendje, por sipas saj, spekulimet ishin bërë aq të zhurmshme sa ndjeu nevojën të tregonte të vërtetën.

Ajo zbuloi se videoja që publikoi në mars, ku tregonte një truk të thjeshtë me gërsheta për flokët, ishte në fakt një mënyrë e tërthortë për t’iu përgjigjur zërave.

“Nuk kam marrë një vendim të madh mjekësor. Janë thjesht dy gërsheta”, tha aktorja me humor, duke shpjeguar se modeli i flokëve e bënte të dukej “pak më e zgjuar dhe më e freskët”.

Megjithatë, Hathaway nuk e përjashtoi mundësinë e ndërhyrjeve estetike në të ardhmen.

“E nga ana tjetër, ndoshta një ditë mund të bëj edhe lifting”, tha ajo me shaka.

 

Të këshilluara

Zoë Kravitz dhe Harry Styles drejt martesës?

Zoë Kravitz dhe Harry Styles duket se po përgatiten për hapin më të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Sipas burimeve për Page Six, çifti po mendon të organizojë n...

15:10

Kylie Minogue rrëfen betejën me kancerin

Kylie Minogue ka zbuluar për herë të parë pse vendosi ta mbante sekret diagnozën e saj të dytë me kancer, në dokumentarin e ri të Netflix “Kylie”. Këngëtarja a...

16:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI