Flash

Detaje të reja për vdekjen e Matthew Perry, flet ish-asistenti i tij

Lapsi.al 22 May 2026
Detaje të reja për vdekjen e Matthew Perry, flet ish-asistenti i tij

Ish-asistenti i Matthew Perry, Kenneth Iwamasa, ka kërkuar zbutje të dënimit në seancën e ardhshme gjyqësore, duke pretenduar se nuk mund t’i thoshte “jo” aktorit kur bëhej fjalë për varësinë e tij nga droga.

Sipas dokumenteve të reja gjyqësore të siguruara nga media amerikane, Iwamasa kundërshtoi pretendimet e prokurorëve se ai mund ta kishte ndalur Perry-n nga përdorimi i ketaminës që i shkaktoi vdekjen në tetor të vitit 2023.

Në deklaratën e tij, ish-asistenti pranoi se marrëdhënia mes tyre “pati pasoja tragjike”, por theksoi se gjatë gjithë kohës kishte vepruar sipas urdhrave të aktorit.

“Kam vepruar gjithmonë sipas kërkesave të Matthew Perry-t dhe jo sipas vendimeve të mia personale,” thuhet në dokumentet e dorëzuara në gjykatë.

Avokati i tij argumentoi se marrëdhënia e punës mes tyre e kishte bërë klientin e tij më të cenueshëm dhe më të përfshirë në skemën e shpërndarjes së drogës.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi nëna e aktorit të ndjerë, Suzanne Perry, e akuzoi publikisht Iwamasa-n se kishte ndihmuar në varësinë e djalit të saj në vend që ta mbronte.

Në një deklaratë emocionale në gjykatë, ajo tha:

“Ne i besuam Kenny-t. Detyra e tij më e rëndësishme ishte të ishte shoqëruesi dhe mbrojtësi i Matthew në luftën kundër varësisë.”

Ajo shtoi se familja kishte besuar tek ai për më shumë se 25 vite, por sipas saj, ai “ndihmoi dhe nxiti” varësinë e aktorit.

Matthew Perry u gjet i pajetë në jacuzzi-n e shtëpisë së tij më 28 tetor 2023, në moshën 54-vjeçare. Raporti i autopsisë konfirmoi se shkaku kryesor i vdekjes ishte “efekti akut i ketaminës”.

Në vitin 2024, prokurorët federalë ngritën akuza ndaj pesë personave për shpërndarje dhe komplot lidhur me furnizimin e drogës që çoi në vdekjen e aktorit të serialit Friends.

Të këshilluara

Jessie J fiton betejën me kancerin

Jessie J ka ndarë me fansat lajmin më emocionues të vitit: këngëtarja britanike ka fituar betejën me kancerin e gjirit. Artistja publikoi të enjten një video n...

17:17

Zoë Kravitz dhe Harry Styles drejt martesës?

Zoë Kravitz dhe Harry Styles duket se po përgatiten për hapin më të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Sipas burimeve për Page Six, çifti po mendon të organizojë n...

15:10

Kylie Minogue rrëfen betejën me kancerin

Kylie Minogue ka zbuluar për herë të parë pse vendosi ta mbante sekret diagnozën e saj të dytë me kancer, në dokumentarin e ri të Netflix “Kylie”. Këngëtarja a...

16:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI