Flash

Aktorja e “Game of Thrones” zbulon përvojën tronditëse në një “wellness cult”

Lapsi.al 25 May 2026

Aktorja britanike Hannah Murray ka rrëfyer se ka kaluar një krizë të rëndë psikike pas përfshirjes në një grup të dyshuar “wellness cult” në vitin 2017.

Në një intervistë për “The Guardian”, 36-vjeçarja tregoi se kishte kaluar një gjendje të rëndë psikologjike, dhe më vonë ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, pas një periudhe të gjatë ndikimi nga ajo që ajo e përshkruan si një mjedis manipulues shpirtëror.

Aktorja, e njohur për rolet në serialet Game of Thrones dhe “Skins”, tha se fillimisht ishte futur në këtë rreth përmes një “energy healer”-i që kishte takuar përmes një trajneri personal gjatë xhirimeve të filmit “Detroit”.

Sipas saj, grupi shiste ide për “shërim shpirtëror” dhe “ndërgjegjësim”, por me kalimin e kohës u kthye në një përvojë të ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht.

“Është e lehtë të mendosh se ty nuk mund të të ndodhë kurrë, por nuk është e vërtetë,” tha Murray, duke shtuar se kishte shpenzuar shuma të mëdha parash duke kërkuar “dije dhe ndjesi speciale”.

Ajo rrëfeu se më pas u shtrua në një njësi psikiatrike pas një përkeqësimi të rëndë të shëndetit mendor, ndërsa sot është larguar nga meditimi, joga dhe çdo praktikë e “wellness”-it.

Aktorja shtoi se përvoja e saj e ka bërë më të vetëdijshme për mënyrën se si këto praktika shpesh paraqiten si zgjidhje universale për problemet mendore, por mund të kenë ndikim të rrezikshëm për disa individë.

Murray ka njoftuar gjithashtu se ka përfunduar karrierën si aktore dhe po përgatit publikimin e kujtimeve të saj, “The Make-Believe: A Memoir of Magic and Madness”, më 23 qershor.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI