Flash

Nelly Furtado rikthehet në muzikë

Lapsi.al 26 May 2026

Nelly Furtado është rikthyer në qendër të vëmendjes duke paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë pas një periudhe larg skenës.

Këngëtarja kanadeze ndau në Instagram një pjesë të këngës së saj të re “Torture of the Heart”, një bashkëpunim me DVBBS. 

Rikthimi i artistes vjen pas një periudhe të vështirë, pasi në vitin 2025 ajo njoftoi se do të largohej përkohësisht nga industria muzikore, duke përmendur presionin dhe komentet negative lidhur me pamjen e saj fizike.

“Kam vendosur të tërhiqem nga performancat për një periudhë dhe të fokusohem në aspekte të tjera kreative dhe personale të jetës sime”, kishte shkruar ajo në atë kohë.

Megjithatë, gjatë vitit 2026, Nelly është rikthyer gradualisht në skenën publike, duke marrë pjesë në disa evente të rëndësishme dhe duke u nderuar për kontributin e saj në muzikë.

Bashkëpunëtorët e saj të rinj kanë vlerësuar talentin dhe autenticitetin e artistes, duke e cilësuar atë si “një artiste unike”.

Kënga e re “Torture of the Heart” pritet të publikohet më 29 maj.

Të këshilluara

AMAs 2026: Lista e fituesve

Edicioni i 52-të i American Music Awards (AMAs) u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, duke sjellë një mbrëmje të m...

13:40

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI