Flash

Belén Rodriguez alarmon fqinjët, përfundon me urgjencë në spital

Lapsi.al 26 May 2026

Belén Rodriguez është liruar nga Poliklinika e Milanos, ku ishte shtruar pas një incidenti që alarmoi banorët e pallatit ku ajo jeton në zonën e Brerës.

Sipas mediave italiane, mëngjesin e 25 majit, një banor i pallatit kishte dëgjuar britmat e një gruaje që kërkonte ndihmë nga një apartament i ndërtesës. Pas telefonatës në numrin e emergjencës, në vendngjarje mbërritën policia, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Raportohet se ndërhyrja zgjati për më shumë se tre orë, ndërsa Rodriguez hapi derën vetëm kur zjarrfikësit po përgatiteshin të hynin me forcë në banesë. Më pas ajo u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme.

Zyra e shtypit e spitalit ka konfirmuar se gjendja e saj është e mirë dhe se ajo është larguar nga spitali.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë edhe për dy incidente të dyshuara rrugore gjatë fundjavës, ku një automjet tip SUV dyshohet se ka përplasur disa mjete të parkuara. Dëshmitarë pretendojnë se në timon ndodhej Rodriguez, por autoritetet vijojnë verifikimet për të identifikuar drejtuesin e automjetit.

Në muajt e fundit, Belén ka folur publikisht edhe për vështirësitë emocionale që ka kaluar, duke treguar se në të kaluarën është përballur me sulme paniku dhe depresion.

Të këshilluara

AMAs 2026: Lista e fituesve

Edicioni i 52-të i American Music Awards (AMAs) u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, duke sjellë një mbrëmje të m...

13:40

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI