Flash

Russell Crowe reagon pas videos virale me fansat në Paris

Lapsi.al 26 May 2026

Russell Crowe ka reaguar pas videos virale ku ai shihej duke u folur ashpër fansave që prisnin autografe jashtë hotelit të tij në Paris.

Aktori i “Gladiator” e quajti videon e publikuar nga TMZ “clickbait”, duke insistuar se situata ishte menaxhuar pa probleme dhe se të gjithë fansat morën autografe dhe foto.

“Njerëzit morën autografët dhe selfiet e tyre, hyrja e hotelit mbeti e lirë për mysafirët dhe unë arrita në aeroport në kohë,” shkroi Crowe në platformën X.

Në videon që u bë virale, aktori paralajmëronte fansat të mos shtynin dhe të silleshin me respekt gjatë takimit të improvizuar.

“Qëndroni aty ku jeni, mos u shtyni. Do të vij unë te ju,” dëgjohet të thotë ai në video.

Gjatë momentit, një fans i kërkoi Crowe të shkruante edhe emrin e personazhit të tij Maximus nga filmi “Gladiator”, por aktori refuzoi shkurtimisht me një “Jo”.

Pas publikimit të videos, Crowe reagoi sërish duke theksuar se nuk kishte asnjë truprojë me vete dhe se e menaxhoi vetë gjithë situatën. Aktori ndodhej në Paris së bashku me partneren e tij Britney Theriot për të ndjekur turneun “French Open”.

Të këshilluara

AMAs 2026: Lista e fituesve

Edicioni i 52-të i American Music Awards (AMAs) u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, duke sjellë një mbrëmje të m...

13:40

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI