Flash

Uma Thurman: “Pulp Fiction” më shpëtoi karrierën

Lapsi.al 27 May 2026

Aktorja Uma Thurman ka zbuluar se ishte pranë largimit përfundimtar nga aktrimi para se të merrte rolin që i ndryshoi jetën në Pulp Fiction.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Bear Grylls, “Running Wild”, aktorja foli për fillimet e karrierës së saj dhe një përvojë të pakëndshme në Hollywood që e bëri të humbiste besimin.

“Kalova një përvojë tipike të pakëndshme në Hollywood dhe humba drejtimin tim. Madje po mendoja seriozisht të hiqja dorë,” rrëfeu ajo.

Sipas Thurman, gjithçka ndryshoi kur pranoi të ishte pjesë e filmit të regjisorit Quentin Tarantino.

“Pasi bëra ‘Pulp Fiction’ dhe pashë çfarë do të thotë kinemaja e vërtetë, mendova: ‘Kjo është ajo që dua të bëj’,” u shpreh aktorja.

Ajo tregoi gjithashtu se ka vuajtur nga disleksia në fëmijëri dhe kishte vështirësi me leximin deri në moshën 8-9 vjeçare, ndërsa aktrimi i dha më shumë vetëbesim.

Në intervistë, Uma kujtoi edhe aksidentin e rëndë që pësoi në vitin 2016, kur u rrëzua nga kali dhe pësoi fraktura të shumta, duke kaluar një periudhë të gjatë rikuperimi.

Pas suksesit të madh me “Pulp Fiction”, Thurman bashkëpunoi sërish me Tarantino në filmat Kill Bill: Volume 1 dhe Kill Bill: Volume 2, role që e shndërruan në një nga figurat më të njohura të Hollywood-it.

Të këshilluara

Lil Wayne drejt martesës?

Lil Wayne thuhet se është fejuar me një vajzë nga Indiana, e cila është në të 20-at e saj. Sipas TMZ, reperi 43-vje&cce...

21:38

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI