Flash

Cindy Crawford rrëfen betejën 10-vjeçare me blefaroptozën

Lapsi.al 28 May 2026

Supermodelja Cindy Crawford ka zbuluar se vuan nga blefaroptoza, një gjendje shëndetësore që shkakton rënien e qepallave.

Në një intervistë të re për revistën “People”, 60-vjeçarja tregoi se po përballet me këtë problem prej rreth një dekade.

“Mbaj mend që rreth 10 vite më parë, pasi kalova të 50-at, kur më kërkonin të nisja xhirimet herët në mëngjes, u thosha: ‘Mund të zgjohem në çdo orë, por fytyra ime zgjohet vetëm pas orës 9:00’”, u shpreh Crawford.

Cindy tha se kishte vënë re që sytë e saj “nuk dukeshin më aq të gjallë sa më parë”, ndërsa grimierët shpesh detyroheshin t’i ngrinin qepallat gjatë përgatitjeve për evente apo sete fotografike.

Crawford tregoi se vetëm dy vite më parë dermatologia e saj i sugjeroi përdorimin e pikave për sy “Upneeq”, të cilat ndihmojnë në trajtimin e blefaroptozës.

“Ato të bëjnë të dukesh më zgjuar dhe më e freskët”, tha ajo, duke shtuar se tani i përdor çdo mëngjes.

Sipas Cleveland Clinic, blefaroptoza ndodh kur muskuli që ngre qepallën nuk funksionon siç duhet. Në raste të caktuara, gjendja mund të kufizojë shikimin ose edhe ta bllokojë plotësisht.

Cindy Crawford theksoi se po e përqafon plakjen natyrshëm dhe nuk synon të duket si në të 20-at.

“Nuk po përpiqem të jem 20 apo 25 vjeç. Dua vetëm të ndihem versioni më i mirë i vetes”, deklaroi ajo.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI