Flash

Kritika për koncertet në Amsterdam, Harry Styles thyen heshtjen

Lapsi.al 27 May 2026

Harry Styles ka reaguar ndaj kritikave që kanë shoqëruar koncertet e tij të fundit në Amsterdam, pasi disa fansa u ankuan për pamjen e kufizuar gjatë performancave.

Ish-anëtari i One Direction po mban aktualisht turneun “Together, Together” në “Johan Cruyff Arena”, ku do të zhvillojë 10 koncerte. Megjithatë, një pjesë e publikut nuk mbeti e kënaqur me skenografinë e zgjedhur për shfaqjen.

Disa fansa e cilësuan organizimin si “një nga më të dobëtit”, duke u ankuar se strukturat e larta dhe korridoret rreth skenës ua pengonin pamjen drejt artistit gjatë koncertit.

Gjatë një prej performancave, Harry Styles vendosi të shpjegojë arsyen e këtij koncepti skenik.

“Arsyeja pse e ndërtuam skenën në këtë mënyrë është sepse doja të isha sa më afër jush. Ky turne ka të bëjë me të qenit bashkë, me argëtimin dhe ndarjen e momenteve së bashku,” u shpreh këngëtari para fansave.

Pavarësisht kritikave, shumë të tjerë vlerësuan performancën dhe energjinë e artistit në skenë, ndërsa media britanike “The Guardian” e vlerësoi koncertin me katër yje.

Pas koncerteve në Amsterdam, Harry Styles do të vazhdojë turneun me 12 net në stadiumin “Wembley” në Londër.

Të këshilluara

Lil Wayne drejt martesës?

Lil Wayne thuhet se është fejuar me një vajzë nga Indiana, e cila është në të 20-at e saj. Sipas TMZ, reperi 43-vje&cce...

21:38

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI