Flash

Netflix nën kritika për dokumentarin e ri mbi Michael Jackson

Lapsi.al 27 May 2026

Netflix po përballet me kritika të shumta në rrjetet sociale përpara publikimit të dokumentarit të ri mbi gjyqin e Michael Jackson, i titulluar “Michael Jackson: The Verdict”.

Dokumentari rikthen në vëmendje një nga çështjet më të komentuara në historinë e industrisë së argëtimit.

Në vitin 2003, Jackson u akuzua për disa raste të abuzimit seksual ndaj të miturve, duke shkaktuar një stuhi mediatike dhe një proces gjyqësor që mbajti vëmendjen e publikut për muaj të tërë.

Në projektin e ri të Netflix përfshihen persona që kanë qenë  pjesë e procesit gjyqësor, mes tyre anëtarë të jurisë, dëshmitarë okularë, akuzues dhe mbrojtës të këngëtarit.

Megjithatë, shumë fansa të Michael Jackson kanë reaguar ashpër ndaj kohës së publikimit të dokumentarit, i cili vjen vetëm disa javë pas daljes së filmit biografik për jetën e artistit.

“Është e turpshme nga Netflix. Studio të tjera refuzuan filmin për Michael Jackson dhe tani po përpiqen të përfitojnë nga suksesi i tij”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale.

Një tjetër shtoi: “Michael u shpall i pafajshëm. Kushdo që dëshiron të krijojë një mendim të drejtë duhet të lexojë dokumentet e gjykatës.”

Nga ana tjetër, regjisori Nick Green dhe producentja ekzekutive Fiona Stourton deklaruan se synimi i tyre ishte të sillnin një pasqyrë sa më objektive të procesit gjyqësor.

“Kanë kaluar 20 vite nga gjyqi ku Michael Jackson u shpall i pafajshëm, por debati vazhdon ende. Meqë kamerat nuk lejoheshin në sallën e gjyqit, publiku pa vetëm fragmente të asaj që ndodhi”, deklaruan ata.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI