Flash

Ribashkimi në AMAs: Black Eyed Peas drejt rikthimit?

Lapsi.al 27 May 2026

Black Eyed Peas kanë ngjallur spekulime për një rikthim të mundshëm në muzikë, pas paraqitjes së tyre së bashku në American Music Awards, për herë të parë pas tetë vitesh.

Grupi u shfaq në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, ku mori çmimin “Best Throwback Song” për hitin e vitit 2010 “Rock That Body”. Anëtarët e grupit dolën në skenë të buzëqeshur dhe të emocionuar, duke rikthyer menjëherë nostalgjinë te fansat.

Vëmendjen më të madhe e tërhoqi Fergie, e cila, pas shpalljes së fituesit, bëri një paraqitje surprizë në skenë, duke iu bashkuar ish-bashkëpunëtorëve të saj will.i.am, Taboo dhe apl.de.ap për të marrë çmimin.

“Çfarë momenti! Dua t’i falënderoj të gjithë fansat që votuan, që unë të jem këtu në skenë me miqtë e mi të vjetër, Black Eyed Peas. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë bërë video në rrjete sociale dhe e kanë bërë këtë moment të mundur, që djali im tani e ka këngën tonë në playlistën e tij”, tha Fergie gjatë fjalimit të saj të falënderimit.


Pas ribashkimit, rrjetet sociale u mbushën me reagime entuziaste, ku shumë fansa kërkuan që grupi të rikthehet në studio dhe të nisë një turne të ri botëror.

Black Eyed Peas mbeten një nga grupet më të suksesshme të muzikës pop dhe hip-hop, me karrierë që shtrihet prej fillimit të viteve 2000 dhe me miliona albume të shitura në mbarë botën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI