Flash

Prapaskena e tërheqjes së Schmeichel, nuk ishte me dëshirë: “Mjekët thonë se nuk mund të luaj më”

Pas saktësisht një muaji Kasper Schmeichel do të varë dorezat në gozhdë dhe do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 39-vjeçare.

Lapsi.al 28 May 2026

Pas saktësisht një muaji Kasper Schmeichel do të varë dorezat në gozhdë dhe do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 39-vjeçare. Portieri danez, djali i legjendës Peter Schmeichel, ka njoftuar se do të tërhiqet në përfundim të kontratës me Celtic më 30 qershor për shkak të një dëmtimi në shpatull nga i cili nuk po arrin të rikuperohet. Ai nuk luan një ndeshje që nga shkurti, nga humbja 2-1 në Scottish Premiership kundër Hibernian, dhe që prej asaj kohe nuk ka mundur më të zbresë në fushë. Do të mbetet në historinë e futbollit për triumfin në Premier League me Leicester në vitin 2016, arritja më e madhe e karrierës së tij, si dhe për FA Cup të fituar me “Dhelprat” pesë vite më vonë.

Schmeichel tërhiqet për shkak të dëmtimit në shpatull

Lajmin e dha vetë portieri për TV 2 Sport, duke shpjeguar se ishin mjekët ata që e këshilluan të mos luante më për shkak të gjendjes së shpatullës së tij, që do të kërkojë operacione dhe rehabilitim të gjatë për t’u rikthyer si më parë. Për këtë arsye Schmeichel vendosi të tërhiqet në moshën 39-vjeçare, edhe pse me keqardhje: “Kam diskutuar çështjen me disa kirurgë dhe specialistë të dëmtimeve në shpatull dhe më thanë se nuk mund të pres të rikthehem për të luajtur futboll në nivel të lartë. E mendova gjatë, por arrita në përfundimin se ky është momenti i duhur”.

Pengu më i madh mbetet fakti që nuk mundi t’i përshëndeste tifozët në fushë: “Do të kisha dashur shumë të luaja të paktën edhe një ndeshje, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur”. Dëmtimi daton në fillim të shkurtit, gjatë ndeshjes së parë të playoff-it të Europa League kundër Stuttgart, të humbur nga Celtic 4-1. Ai dëmtoi shpatullën në atë takim dhe, mes dhimbjeve, arriti të luante në kampionat në javën pasardhëse: nuk e dinte që ajo do të ishte paraqitja e fundit si futbollist profesionist para tërheqjes, një vendim i dhimbshëm nga i cili nuk mund të shpëtonte.

Të këshilluara

Rolando Maran gati për debutimin: pa rrjete sociale, me pritshmëri dhe me këshilla nga De Biasi

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë, duke ndarë emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve dhe vizionin e tij për të ardhmen. Ai thekson rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar dhe dëshirën për të ndërtuar një skuadër agresive, me personalitet dhe mentalitet fitues, e cila të përfaqësojë me krenari mbarë kombin.

14:39

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI