Flash

Rolando Maran gati për debutimin: pa rrjete sociale, me pritshmëri dhe me këshilla nga De Biasi

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë, duke ndarë emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve dhe vizionin e tij për të ardhmen. Ai thekson rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar dhe dëshirën për të ndërtuar një skuadër agresive, me personalitet dhe mentalitet fitues, e cila të përfaqësojë me krenari mbarë kombin.

Lapsi.al 27 May 2026

 

Rolando Maran ka nisur zyrtarisht aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke dhënë intervistën e parë për FSHF TV, ku ka shpalosur emocionet, vizionin dhe pritshmëritë e tij. Tekniku italian shprehet thellësisht i entuziazmuar nga ky kapitull i ri në karrierën e tij, duke theksuar potencialin e madh dhe identitetin e fortë që ka skuadra kuqezi.

Kontakti i parë për të marrë drejtimin e Shqipërisë lindi jo shumë kohë më parë, pas një takimi me Presidentin Armand Duka. Maran rrëfen se gjatë këtij takimi ai shpjegoi idetë e tij për futbollin, duke gjetur tek Presidenti një bashkëbisedues konstruktiv. Kjo bisedë solli më pas marrëveshjen për të nisur këtë “aventurë të bukur, që jam i sigurt se do të sjellë kënaqësi të mëdha”.

Maran ka ndjekur futbollin shqiptar prej vitesh, veçanërisht pas suksesit të bashkëkombasit Gianni De Biasi, me të cilin ka ruajtur një raport të veçantë. Ai vlerëson rritjen e vazhdueshme dhe të dukshme të futbollit shqiptar, e dëshmuar nga aktivizimi i shumë lojtarëve shqiptarë në Serie A dhe kampionatet e huaja. “Rritja ka qenë shumë e mirë dhe e madhe,” thekson Maran, duke shtuar se sistemi i futbollit në Shqipëri ka pësuar një zhvillim të konsiderueshëm.

Në lidhje me nivelin e lojtarëve, trajneri i ri e vlerëson atë si “shumë të mirë”, gjë që sipas tij dëshmohet nga kualifikimi në dy Kampionate Europiane dhe roli protagonist i futbollistëve shqiptarë jashtë kufijve. Ai beson se ka të gjitha premisat që kjo rritje të vazhdojë.

Menjëherë pas mundësisë për të drejtuar Shqipërinë, Maran është përfshirë plotësisht në këtë eksperiencë. “Të gjitha gjërat që mund të bëja i kam bërë, sepse ishte diçka që e doja dhe që më entuziazmonte shumë,” shprehet ai. Ai ka biseduar me ish-teknikun De Biasi, ka parë sa më shumë ndeshje dhe po vazhdon të analizojë skuadrën me thellësi, duke qenë se koha është e shkurtër dhe puna fillon menjëherë.

Impresioni i tij i parë për skuadrën aktuale është ai i një ekipi me identitet të fortë dhe ndjenjë të thellë përkatësie, detaje këto që e kanë entuziazmuar veçanërisht. “Besoj se sukseset lindin kur ndjenja e përkatësisë, dashuria për fanellën dhe kombin janë të forta. Ky është hapi i parë për t’u bërë gjithmonë e më të mëdhenj,” pohon Maran, duke e parë këtë si një themel të fortë për ndërtimin e shtëpisë së tij, një “shtëpi që duhet të entuziazmojë kombin dhe tifozët tanë.”

Për sa i përket identitetit që dëshiron t’i japë Kombëtares në fushë, Maran është i qartë: “Duhet të jemi një skuadër që hyn në fushë sepse dëshiron të tregojë se është më e fortë se kundërshtari.” Ai kërkon një skuadër me zemër, dëshirë për të fituar, dhe që djersit çdo sekondë, duke mos u dorëzuar kurrë. “Dëshira për t’u treguar më të zotë se të tjerët” është thelbi i filozofisë së tij.

Për Maran, kjo eksperiencë e parë me një kombëtare është një sfidë stimuluese. Pavarësisht karrierës së gjatë me klube, ai nuk e sheh këtë si pengesë, por si një mundësi për t’u përfshirë thellësisht. “Nuk është aq e rëndësishme nëse është hera e parë; e rëndësishme është sa arrin të përfshihesh në këtë punë,” thotë ai, duke shtuar se puna me kombëtaren thjesht përfshin më shumë analiza video dhe ndjekje lojtarësh.

Pasioni i madh i shqiptarëve për futbollin dhe ngrohtësia e treguar ndaj skuadrës i rrit 62 vjeçarit Maran ndjenjën e përgjegjësisë dhe krenarisë. Ai ndjen krenari që është trajneri i kësaj skuadre dhe beson se kjo do të jetë një stimul i madh për të bërë një punë të mirë. Ai ka ndjerë një mirëseardhje të ngrohtë edhe nga komuniteti shqiptar në Itali, të cilët janë treguar krenarë për zgjedhjen e tij. Maran shpreson t'i bëjë krenarë të gjithë, duke besuar në një rrugëtim të bukur së bashku.

Ndërsa për sa i përket pranisë në rrjetet sociale, Maran bën të ditur se ka zgjedhur të mos jetë aktiv, duke preferuar marrëdhëniet personale, megjithëse nuk përjashton mundësinë për të ndryshuar mendje në të ardhmen.

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI