Flash

Maran, nga jeta në Tiranë te Nation League, Europiani e Botërori: “Do jemi agresivë”

Lapsi.al 19 May 2026
Maran, nga jeta në Tiranë te Nation League, Europiani e Botërori:

Rolando Maran është prezantuar si trajneri i ri i Shqipërisë vetëm 30 minuta pasi ka vendosur firmën mbi kontratën që do ta lidhë me FSHF-në për dy vitet e ardhshme. Italiani, në eksperiencën e tij të parë si trajner i një Kombëtareje, është gati të nisë aventurën e tij me kuqezinjtë: “E kam ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare dhe keni gjithë komplimentat e mia. Kam mundësinë për të përfaqësuar një popull me krenari të madhe, diçka që ndjehet kur flet me një tifoz shqiptar. Dua të transmetoj këtë dashuri të madhe për këtë fanellë”.

Maran nuk ngurroi të futej në detaje, me një krahasim me Chievon e tij 12 vjet më parë: “Mua më pëlqen të kem skuadër agresive, duhet të tregojmë që jemi të fortë në fushë, AND ime është kjo dua të transmetoj këtë gjë”. Natyrisht gjërat do të jenë më të thjeshta me një kontigjent të madh të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Itali. “Ata që luajnë në Itali i njoh të gjithë, një pjesë të tyre jam përballur si kundërshtar, e përsëris që është një Kombëtare që e njoh mirë, i kam studiuar, edhe pse është ndryshe kur i stërvit dhe bisedon me ta”.

Sylvinho ndoshta vendosi një standard që vështirë të zhbëhet, kur u bë trajneri i parë i huaj që u zhvendos në Tiranë për të jetuar gjatë kohës që drejtoi Kombëtaren. E kështu, edhe Maran do të bëjë të njëjtën gjë: “Është gjëja e parë që kam folur me Presidentin, nëse dua të jem pjesë integrale, dua të jetoj këtu, të bëj më mirë punën time, kam dëshirë të jetoj këtu, të jem afër me realitetin tim që është realiteti juaj”.

Lexo më tej: Sylvinho nuk rinovon me FSHF-në, Ronaldo Maran trajneri i ri i Kombëtares

Për një njohje më të shpejtë të grupit që do të ketë në dispozicion, Maran ka folur edhe me ish-teknikun e Kombëtares De Biasi: “E njoh mirë, shumë lojtarë i njoh se kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë, madje i kam riparë disa prej tyre. Kam folur me të, sepse është një mik i mirë dhe një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa indikacione që i vlerësoj”.

Dy miqësoret e qershorit janë njohjet e para, pastaj vëmendja në Nations League ku kërkohet vendi i parë dhe ngjitja një division më lart, para se të tentohet kualifikimi në Europian dhe nëse gjërat shkojnë si duhet edhe sulmi për Botërorin: “Nëse sdo ta mendoja sdo të isha këtu, janë mundësitë për të arritur objektivat, sdo të jetë e thjeshtë por mund tja dalim. Me ato që ju keni, ne kemi mundësi për të bërë më tepër edhe ndaj skuadrava që mund të jenë më të forta në letër, të arrijmë objektivin për të qenë në krye. Një skuadër ndërtohet nga lojtarë cilësorë por edhe që sakrifikojnë. Ëndërra juaj është Botërori, por është edhe ëndërra ime gjithashtu. Sot që flasim ëndërra ime është ëndërra juaj”.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI