Flash

Milan, sherr mes Allegri e Ibrahimovic në restorant: vendimtare ndërhyrja e Tares

Prapaskena, e zbuluar nga Monica Colombo në Corriere della Sera, lidhur me sherrin e ndodhur ditët e fundit në një restorant. Në atë rast, vendimtare do të kishte qenë ndërhyrja e Tares, i cili i ka ndarë duke shmangur që situata të degradonte më tej.

Lapsi.al 26 May 2026

Klimë shumë delikate në shtëpinë e Milanit dy ditë pas humbjes kundër Cagliarit, që kushtoi përjashtimin nga Champions League, dhe një ditë pas vendimit të patronit kuqezi Gerry Cardinale për të shkarkuar teknikun Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, administratorin e deleguar Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada. Një skenar që pasurohet me prapaskena të reja.

Sherri mes teknikut Allegri dhe Ibrahimovic

Klima e tensionit, e ushqyer nga një raport i ndërlikuar mes teknikut Allegri dhe Zlatan Ibrahimovic, senior advisor i Milanit, nuk ka qenë kurrë mister: në këtë drejtim futet edhe prapaskena, e zbuluar nga Monica Colombo në Corriere della Sera, lidhur me sherrin e ndodhur ditët e fundit në një restorant, i lindur ndoshta nga zgjedhja e portierit të tretë, por paralelisht edhe me një përçarje që ekzistonte prej kohësh. Në atë rast, vendimtare do të kishte qenë ndërhyrja e Tares, i cili i ka ndarë duke shmangur që situata të degradonte më tej.

Jo vetëm sherri mes teknikut Allegri dhe Ibrahimovic: një tjetër prapaskenë do të kishte lidhje më pas me ndeshjen kundër Cagliarit, me Milanin fillimisht në avantazh falë golit të Saelemaekers. Një gol që nuk do të ishte pritur mirë nga suedezi dhe pjesa tjetër e drejtuesve. Në rast se kuqezinjtë do të kishin siguruar kualifikimin në Champions, në fakt, me shumë gjasa do të vazhdohej me dyshen Allegri-Tare, dy figura që, sidomos në periudhën e fundit, nuk pranoheshin më nga Ibrahimovic.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI