Flash

Cassano: “Allegri ka mashtruar futbollin italian. Mund të drejtojë vetëm një skuadër për mbijetesë”

Lapsi.al 26 May 2026

Massimiliano Allegri u shkarkua zyrtarisht nga Milan së bashku me Igli Tare, Giorgio Furlanin dhe Geofrey Moncada. Cardinale dhe Ibrahimovic tani kanë marrë përgjegjësinë për të rindërtuar të gjithë strukturën drejtuese dhe teknike të kuqezinjve. Do të jenë ditë vendimtare në këtë drejtim, por ndërkohë ka nga ata që, duke analizuar gjithë këtë sezon të Djallit, nënvizojnë se kanë qenë përcaktuese përgjegjësitë e vetë teknikut Allegri. Antonio Cassano, i cili e ka pasur teknikun livornez trajner për 2 vite, gjatë episodit të Viva El Futbol, shpjegon me Adanin dhe Ventolan se si ishte i mundur ky kolaps. Prej kohësh Cassano – së bashku me vetë Adanin dhe Ventolan – ka nënvizuar në raste të ndryshme papërshtatshmërinë e Max Allegri si trajner.

“Po flasim për trajnerin që tashmë e ka kohën e numëruar për të trajnuar; nëse do të ketë ndonjë mundësi tjetër ose do të shkojë në Arabi ndoshta për të marrë ende para të tjera, ose do të ketë ndonjë mundësi te ndonjë skuadër që luan për mbijetesë ose maksimumi për vendin e dhjetë”. Një provokim i vërtetë ai i bërë nga Cassano, i cili në pak fjalë shpall fundin e karrierës sportive të Allegrit, duke nënvizuar se, sipas tij, ky ka qenë niveli më i ulët i arritur ndonjëherë nga tekniku dhe që ka nxjerrë në pah të gjitha limitet e tij. “Fund i lojës, sepse futbolli tashmë ka shkuar në një drejtim tjetër dhe ai nuk është evoluar kurrë”.

Cassano shpjegon njëherë e mirë këndvështrimin e tij pasi kishte paralajmëruar që në dhjetor se Milan nuk do të arrinte as mes katër vendeve të para: “Në deklarata Allegri erdhi me zë të gjallë, ishte i karikuar. Unë nuk kuptova asgjë nga ajo që tha – shpjegon ai –. Por mund të them se ai është shumë i zoti të shitet me lojtarët dhe me shtypin, ai me dinakërinë e tij ka arritur ta mashtrojë futbollin italian, por tashmë njerëzit në Itali nuk janë më budallenj. Nico, ka mbaruar: te kombëtarja, kapitull i mbyllur, nuk mund të shkojë në kombëtare, te Napoli po ashtu”. Dhe pikërisht në këto orë po qarkullojnë zëra për një ardhje të mundshme të tij te napolitanët, edhe pse për momentin gjithçka është në heshtje.

“Te Milan nuk arriti as objektivin minimal, loja ka mbaruar – shton më tej –. Ai ka mbetur te 10 vite më parë, më parë me kampionët fitonte, sot jo. Ata 5-6 veta po përpiqen në çdo mënyrë ta sistemojnë te kombëtarja dhe nuk e duan. Është i papërshtatshëm, e ka shkatërruar Milanin dhe ai fatkeqësisht ka mbetur i fundit i filistinëve që ka shkatërruar futbollin italian. Ka ardhur fundi”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI