Flash

Dybala larg të gjithëve te penalltia e humbur e Malen: skema gjeniale e Romës

Lapsi.al 25 May 2026

Paulo Dybala ishte një nga protagonistët e fitores së Romës në fushën e Veronës që solli kualifikimin në Champions League pas shtatë vitesh. Futbollisti argjentinas, në rastin e golit të avantazhit të verdhekuqve, tregoi një inteligjencë futbollistike mbi mesataren dhe i shërbeu topin Malen për golin që i çoi verdhekuqtë drejt rikthimit në kompeticionin më të madh europian.

Në minutën e 56’ Roma fiton një penallti pas një prekjeje me dorë të Bowie në goditjen me kokë të Ziolkowski, e konfirmuar më pas nga kontrolli VAR: nga pika e bardhë shkon Malen, por Montipò e nuhat dhe e pret. Në rikthim, megjithatë, hidhet Dybala, i cili e rikthen menjëherë topin në qendër duke i mundësuar të njëjtit sulmues holandez ta shtyjë në rrjetë nga pak hapa.

Jo të gjithë e kanë vënë re, megjithatë, pozicionimin e argjentinasit para ekzekutimit të penalltisë: numri 21 ishte i vetëm në anën e shkurtër të zonës së rreptësisë dhe, pas pritjes së portierit të Hellas Verona, iu desh vetëm një prekje për ta rikthyer topin në qendër të zonës dhe për t’i mundësuar Malen të kalonte Romën në avantazh me golin e tij të 14-të që nga ardhja në Itali (statistikë e çmendur).

Dybala, inteligjenca futbollistike te penalltia e humbur nga Malen

Paulo Dybala tregoi, edhe një herë, inteligjencën e tij futbollistike te penalltia e Malen në Verona-Roma dhe “fati” luajti në anën e tij: askush nuk e kishte vënë re në anën e shkurtër të zonës dhe pas pritjes së Montipò-s, argjentinasi ishte shumë i shpejtë dhe i saktë për ta rikthyer topin në mes për shokun e skuadrës. Në atë moment Malen iu desh vetëm ta shtynte në rrjetë topin e avantazhit dhe prej aty nisi festa verdhekuqe.

Pasi ia dorëzoi topin shokut të skuadrës, siç kishte ndodhur edhe në Parma, Dybala u pozicionua në mënyrë të pazakontë në kufijtë e zonës, plotësisht i lirë. Një zgjedhje që rezultoi vendimtare pak çaste më vonë: Montipò pret penalltinë, por topi përfundon pikërisht në këmbët e Joya-s, shumë i shpejtë për ta rikthyer menjëherë në qendër për Malen, i cili vetëm sa duhet ta shtyjë në rrjetë për 1-0.

Natyrisht nuk është rastësi, pasi edhe në rastin e Parma-Roma argjentinasi ishte vendosur në të njëjtin pozicion: në atë rast, megjithatë, Malen e dërgoi topin poshtë trekëndëshit dhe nuk pati nevojë për ndërhyrjen e Dybala. Një lojë, pa dhe me topin, prej një “vizionari” autentik.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI