Flash

Cardinale në Vjenë me Ibrahimovic, Tare largohet nga Casa Milan me një… pikturë

Lapsi.al 26 May 2026

Pas valës së revolucionit të shkaktuar dje nga komunikata zyrtare me të cilën i dha lamtumirën teknikut Massimiliano Allegri, Drejtorit Sportiv Igli Tare, Administratori i Deleguar Giorgio Furlani dhe Drejtorit Teknik Geofrey Moncada, Gerry Cardinale ndryshon selinë operative. Pronari i RedBird do të punojë nga Vjena në shoqërinë e Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka arritur në Austri.

Të dy do të mbajnë kontakt të drejtpërdrejtë me Massimo Calvelli, njeriun tjetër që po merret me riorganizimin te Milan. Cardinale dhe Ibra më pas priten në Londër për të takuar baskun Andoni Iraola, kandidatin numër një për të zënë vendin e Allegrit në pankinën e 19 herë kampionëve të Italisë.

Ndërkohë, në mëngjes Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Milan, u rikthye në selinë në Via Aldo Rossi për të zbrazur zyrën dhe për të përshëndetur punonjësit. Shqiptari, i cili u largua pas vetëm një viti, mori me vete një pikturë ku ndodhej një fanellë e klubit kuqezi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI