Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Grushti ndaj Aleksit i kushton rëndë: Gurishta përjashtohet për 6 ndeshje, Vllaznia gjobitet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur ta dënojë mbrojtësin e djathtë kuqeblu me 6 ndeshje.

Lapsi.al 26 May 2026

Ndeshja e humbur 2-1 me Egnatian përfundoi si mos më keq për Erdenis Gurishtën. Mbrojtësi i Vllaznisë jo vetëm doli me hundë të thyer pas goditjes me bërryl të marrë nga Aliyev në minutën e 12’, por tani duhet të vuajë edhe pasojat e grushtit të lëshuar ndaj kapitenit të rrogozhinasve Albano Aleksi, në një moment tensioni pas golit të shënuar nga Adijessa. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur ta dënojë mbrojtësin e djathtë kuqeblu me 6 ndeshje.

Futbollisti do të mungojë kështu në ndeshjen e fundit të Final 4 kundër Elbasanit, edhe pse mosprezenca e Gurishtës ishte e konfirmuar për shkak të dëmtimit. Sikur të mos mjaftojë, klubi shkodran ka marrë edhe një penalitet financiar “për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar”.

Vendimi nr. 48 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.05.2026

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Vllaznia, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI