Flash

Pse Ibrahimovic kërkon Rangnick te Milan: 6 vite më parë trajneri donte ta hiqte suedezin

Sot, pas 6 vitesh, është pikërisht Ibrahimovic ai që e dëshiron sërish Rangnick te Milan, edhe pse konkurrenca është e madhe.

Lapsi.al 27 May 2026

Zlatan Ibrahimovic dhe Ralf Rangnick: ja ku jemi sërish. Historia përsëritet 6 vite pas natës së Reggio Emilia, kur Milani surprizues pas Covid rifilloi kampionatin dhe në korrik dha sinjale, me Stefano Piolin trajner, se mund të ndërtonte diçka të rëndësishme. Sezonin pasardhës erdhi vendi i dytë dhe më pas titullin e vitit 2022 që konfirmoi zgjedhjen e bërë atë mbrëmje nga klubi: të besonte te Pioli duke “ngrirë” Rangnick.

Trajneri aktual i Austrisë kishte deklaruar publikisht se, nëse do të mbërrinte te Milan, nuk do të fokusohej te Ibrahimovic: “Nuk është në stilin tim të insistoj te lojtarë 38-vjeçarë jo sepse nuk janë mjaftueshëm të mirë, dhe Ibra sigurisht që është, por sepse preferoj të krijoj vlerë, të zhvilloj talentin. Për mua ka pak kuptim të fokusohem te Ibra ose Kjaer”.

Pikërisht për këtë arsye Ibra ishte i sigurt se do të largohej nga kuqezinjtë pas atij sezoni post-Covid, por përmbysja e bujshme çoi në konfirmimin e teknikut Pioli dhe në vazhdimësinë e suedezit. Sot, pas 6 vitesh, është pikërisht Ibrahimovic ai që e dëshiron sërish Rangnick te Milan, edhe pse konkurrenca është e madhe.

Çfarë ndodhi 6 muaj më parë?

Gjatë sezonit 2019/2020, administratori i atëhershëm i deleguar i Milanit, Ivan Gazidis, praktikisht e kishte bllokuar Ralf Rangnick. Menaxheri gjerman duhej të merrte një rol të dyfishtë revolucionar për Italinë: trajner dhe drejtor teknik, duke përqendruar te vetja të gjithë pushtetin sportiv. Ky projekt hyri menjëherë në përplasje me filozofinë e Ibrahimovic (atëherë 38 vjeç), i rikthyer në janar për të ngritur skuadrën. Në korrik 2020, në një intervistë për Sportweek, Ibrahimovic madje e “liquidoi” trajnerin gjerman me një frazë që u bë e famshme: “Rangnick? Kush është? Nuk e di kush është Rangnick”.

Ishte sinjali i qartë se suedezi nuk do të pranonte me dëshirë një revolucion të drejtuar nga një trajner i vendosur për të bërë tabula rasa të “gardës së vjetër”. Dhe kështu, pas serisë së pabesueshme pozitive të Milanit pas Covid, klubi vendosi të konfirmonte Pioli, duke anuluar ardhjen e gjermanit. Ibra u bë i famshëm atëherë edhe për faktin se e mësoi lajmin pikërisht pas sfidës me Sassuolo.

Çfarë ka ndryshuar?

Megjithatë, sot gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht. Ibrahimovic nuk është më futbollist, por Senior Advisor i RedBird (pronarët e Milanit) dhe krahu i djathtë i Gerry Cardinale, me një peshë shumë të madhe në vendimet sportive të klubit. Dhe përveç tratativave për Iraola, ai ka vënë në shënjestër edhe Rangnick.

Në njëfarë mënyre, pasi ka lënë pas rolin e futbollistit, Ibrahimovic është detyruar të përqafojë një vizion më shumë korporativ dhe strategjik. Takimi në Vjenë tregon se respekti profesional ka kaluar përtej përplasjeve të vjetra mediatike, duke e transformuar atë që dikur ishte një “armik filozofik” në një aleat të mundshëm për të ardhmen e Milanit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI