Flash

Pas katër dekadash, Michael Douglas pranon lidhjen e fshehtë me Kathleen Turner

Lapsi.al 4 October 2026

Pas katër dekadash, Michael Douglas pranon lidhjen e fshehtë me

Michael Douglas ka zbuluar pas katër dekadash se kishte pasur një lidhje të fshehtë me partneren e tij në filmin “Romancing the Stone”, Kathleen Turner.

Në një pjesë të kujtimeve të tij të ardhshme, One Helluva Ride, aktori rrëfen për romancën që nisi gjatë xhirimeve të filmit në vitin 1984 dhe për të cilën të dy kishin heshtur për vite me radhë.

Në atë kohë, Douglas ishte i martuar me Diandra Luker, megjithëse çifti ishte i ndarë. Sipas aktorit, të dy kishin nisur lidhje jashtëmartesore. Para se të afrohej me Turner, Douglas kishte pasur gjithashtu një flirt me skenaristen e filmit, Diane Thomas.

Douglas shkruan se ai dhe Turner u tërhoqën menjëherë nga njëri-tjetri dhe “ranë kokë e këmbë” në dashuri, por vendosën ta mbanin lidhjen të fshehtë nga pjesëtarët e tjerë të ekipit, përfshirë Danny DeVito dhe regjisorin Robert Zemeckis.

“Fillimisht ishim miq, më pas kolegë dhe në fund t dashuruar”, shkruan Douglas, duke treguar se pas ditëve të gjata të xhirimeve në xhungël shkonte fshehurazi në dhomën e hotelit të Turner.

Por lidhja mori fund kur Diandra Luker shkoi në Meksikë bashkë me djalin e tyre, Cameron, dhe u përball me Turner. Luker i bëri të qartë aktores se ajo dhe Douglas ishin ende të martuar dhe se ajo e shihte ndryshe marrëveshjen e ndarjes së tyre.

Biseda bëri që Turner të tërhiqej, pasi nuk donte të ndërhynte në martesën e tyre. Douglas u rikthye te Diandra, duke thënë se e bëri këtë për djalin e tyre Cameron, por më vonë pranoi se nuk duhej të ishin ribashkuar.

“Pas asaj ndarjeje të parë, mes nesh nuk ishte më kurrë njësoj”, shkruan ai.

Douglas dhe Luker u divorcuan përfundimisht në vitin 1995. Pesë vjet më vonë, aktori u martua me Catherine Zeta-Jones, me të cilën ka dy fëmijë. Ndërsa Turner ishte e martuar me Jay Weiss nga viti 1984 deri në 2007 dhe së bashku kanë një vajzë.

Pavarësisht lidhjes së tyre të fshehtë, Douglas dhe Turner vazhduan të punonin së bashku. Ata luajtën në vazhdimin e “Romancing the Stone”, “The Jewel of the Nile”, si edhe në “The War of the Roses” dhe “The Kominsky Method”.

Douglas shpjegon se për dekada të dy kishin ruajtur një “version zyrtar” të historisë, sipas të cilit mes tyre kishte pasur vetëm kimi, flirt dhe tërheqje, por asgjë më shumë. Sipas tij, kjo histori u mbajt për të mbrojtur ish-bashkëshorten e tij dhe djalin Cameron.

Turner kishte folur edhe më parë për tërheqjen mes tyre. Në vitin 2021, ajo pranoi se kishte pasur ndjenja për Douglas, ndërsa në një intervistë të vitit 2023 tha se besonte se të dy mund të ishin duke rënë në dashuri, por gjithçka përfundoi kur Diandra mbërriti në sheshxhirim.

Kujtimet e Michael Douglas, One Helluva Ride, publikohen të martën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI