
Në Portugali nuk ndalet kaosi i shkaktuar nga përplasja mes Cristiano Ronaldos dhe Kombëtares gjatë grumbullimit në Kopenhagen. Tensionet e krijuara gjatë grumbullimit u përhapën shpejt edhe në rrugët e kryeqytetit portugez. Këtë mëngjes, Lisbona u zgjua me tre pankarta të mëdha përgjatë rrugëve të qytetit, të cilat shprehnin pakënaqësinë për këtë çështje. Mesazhet bashkonin një shprehje të qartë mirënjohjeje ndaj Cristiano Ronaldos me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mënyrës së menaxhimit të trajnerit të Kombëtares, Jorge Jesus.
Tre pankarta të mëdha ishin vendosur në pozicione strategjike të qytetit, përgjatë akseve rrugore dhe në vende me rëndësi të madhe simbolike sportive dhe institucionale. Dy prej pankartave u shfaqën pranë aeroportit “Humberto Delgado”, ndërsa tjetra pranë stadiumit “da Luz”, në drejtimin Benfica-Aeroport. Pankarta e tretë, me përmasa të mëdha, u vendos më pas pranë selisë së Federatës Portugeze të Futbollit dhe qendrës së Kombëtares.
Pikërisht kjo e fundit, pak orë pasi u vu re dhe përballë turmës së njerëzve dhe gazetarëve që ishin mbledhur në vendngjarje, u hoq menjëherë për shkak të “mungesës së lejes”. Pavarësisht heqjes së shpejtë, përmbajtja e pankartave u bë menjëherë e qartë dhe imazhi u bë viral në rrjetet sociale. “Faleminderit, Cristiano Ronaldo, për gjithçka që ke bërë për Portugalinë, faleminderit kapiten!” – shkruhej në pankartë, dhe më pas: “Jorge Jesus nuk ishte në lartësinë e detyrës: mungesë ndjeshmërie në menaxhimin e CR7, trajtim i padrejtë ndaj një kapiteni dhe një ego e tepruar.”
A polémica entre Cristiano Ronaldo e Jorge Jesus continua a dar que falar. Vários cartazes de apoio a CR7 e críticas ao selecionador nacional foram instalados em algumas zonas de Lisboa e Oeiras. Pouco tempo depois, começaram a ser retirados.
— SIC Notícias (@SICNoticias) October 2, 2026
Saiba mais em:… pic.twitter.com/q5OrtdSbab
Kush ishte autori? Pak orë më vonë u mësua se pankartat ishin vendosur nga një burrë, i cili foli për nismën e tij në një radio portugeze: “Po i vendos këto pankarta në emrin tim, nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë kompani, jam unë ai që paguan për pankartat, të cilat nuk kanë për qëllim të nxisin askënd dhe nuk kam ndërmend të krijoj polemika të tjera.”
Burri mori kështu përsipër të gjithë përgjegjësinë për atë që kishte bërë, duke vepruar vetëm nga instinkti. “Dua të sqaroj edhe një pikë tjetër. Nuk e njoh Ronaldon, nuk njoh askënd nga stafi i tij, njoh vetëm veten time dhe ndiej mirënjohje, jo përbuzje, për njerëzit që kanë qenë dhe janë të dobishëm për Portugalinë – shtoi ai. – Jorge Jesus ka qenë vetëm instrumenti përmes të cilit ndodhi e gjithë kjo, por ka edhe përgjegjës të tjerë.”
Ndërkohë, Federata raportohet se ka nisur punën për të tentuar të riparojë përçarjen dhe t’i mundësojë Cristiano Ronaldos ta mbyllë në mënyrë dinjitoze karrierën e tij me Kombëtaren dhe sigurisht jo në këtë mënyrë. Nuk është aspak një njohje e bukur për atë që ish-lojtari i United, Real dhe Juventus ka bërë gjatë karrierës së tij të lavdishme.