
Adriana Lima ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj të fundit në Paris, ku modelja u shfaq dukshëm më e dobët, vetëm pak javë para rikthimit në sfilatën e Victoria’s Secret.
45-vjeçarja mori pjesë në një event të revistës “REVOLVE” gjatë Javës së Modës në Paris. Mirëpo, përtej veshjes, ajo që ra menjëherë në sy ishte ndryshimi në fizikun e saj.
Fotot e saj shkaktuan menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku disa fansa shprehën habi për transformimin fizik të modeles.
“Çfarë ka ndodhur me këmbët e Adrianës?” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi se këmbët e saj dukeshin “më të holla se krahët e mi”.

Disa ndjekës hodhën edhe pretendime se humbja e peshës mund të lidhej me përdorimin e medikamenteve për dobësim ose procedura estetike, por nuk ka konfirmim nga Lima se ka përdorur Ozempic apo se i është nënshtruar liposuksionit.
Modelja ka folur më herët për ndryshimin në fizikun e saj, duke thënë se kishte humbur peshë pas një viti me shumë ushtrime.
Lima do të rikthehet në pasarelën e Victoria’s Secret më 18 tetor në Los Angeles, në shfaqjen e vitit 2026.
Ky nuk është reagimi i parë i fortë i fansave ndaj ndryshimit në pamjen e saj. Në vitin 2023, paraqitja e modeles në premierën e “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” shkaktoi një valë spekulimesh për ndryshime në fytyrën e saj.
Në atë kohë, Lima iu përgjigj komenteve në Instagram duke shkruar se pamja e saj ishte ajo e “një nëne të lodhur”, duke iu referuar fëmijëve të saj dhe jetës së ngarkuar familjare.
Ndërkohë, muajin e kaluar, modelja u shfaq në Javën e Modës në Madrid me një fustan të zi, ku fansat vunë në dukje krahët e saj të tonifikuar dhe ndryshimin në pamje.
Adriana Lima është një prej modeleve më të njohura të Victoria’s Secret, ku ishte pjesë e “Angels” nga viti 2000 deri në vitin 2018.
Ajo është e martuar me producentin e filmave Andre Lemmers. Çifti ka një djalë, ndërsa Lima ka edhe dy vajza nga martesa e saj e mëparshme me basketbollistin serb Marko Jarić.