
U shoqërua me incidente dita e 124-t e protestës në Tiranë pasi pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit gjatë marshimit nga zona e 'Vasil Shantos' drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke bllokuar rrugën.
Në atë moment u shënuan tensione dhe përplasje fizike mes palëve. Protestuesit në kor kanë lëshuar fyerje e ofendime ndaj efektivëve, ndërsa efektivët e forcave "Shqiponja" kanë ndalur marshimin e tyre. /LAPSI.al