
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Në foton e publikuar në Instagram, Rama thotë me ironi se e ka bërë me Inteligjencë Artificiale “meqë e akuzuan se në SHBA nuk takoi asnjë”.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA?????. ***Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit?” – shkroi Rama në rrjetet sociale. ©LAPSi.al
